Call Center

Banka Kombëtare Tregtare ju jep mundësinë të merrni një informacion të përgjithshëm mbi produktet tuaja bankare si dhe të produkteve dhe shërbimeve që BKT ofron, në vendin dhe kohën që dëshironi me një shërbim telefonik të thjeshtë dhe të përshtatshëm duke telefonuar në numrin +355 42 266 288.

 

Shënim: Banka në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar “Për të Dhënat Personale” dhe për të qenë sa më transparent me klientët e saj, njofton se nëpërmjet një strukturës së shërbimit të Call Center do të kontaktojë të gjithë klientët të cilët kanë raportuar një problem/çështje si dhe në përgjigje të ankesave/sugjerimeve. Kjo telefonatë e cila del nga struktura e shërbimit të Call Center do të regjistrohet.

Ju mund të na komunikoni dhe në adresën e email-it callcenter@bkt.com.al për çdo problem apo pyetje në lidhje me produktet dhe shërbimet që ofron Banka Kombëtare Tregtare.

Ky është një shërbim 24 orë në ditë, në shtatë ditët e javës.

Duke kontaktuar në BKT Call Center dhe pas hapave të verifikimit që do  t’ju kërkohen nga agjentët tanë, ju mund:

1.    Të gjeni informacione lidhur me llogaritë bankare:


2.    Të gjeni informacion për kartat e kreditit dhe debitit të lëshuara nga BKT:


3.    Të gjeni informacion mbi Degën Internet:


4.    Të gjeni informacion mbi BKT Smart:

5.    Të informoheni mbi ATM-t e BKT:


6.     Të informoheni mbi Degët e BKT:

7.    Të raportoni një sugjerim mbi produktet dhe shërbimet e ofruara nga BKT

8.    Të raportoni një pakënajqësi/ ankesë mbi produktet dhe shërbimet e ofruara nga BKT

9.    Të njiheni me ofertat e fundit aktive për produktet e shërbimet e BKT-s