Internet Banking -Pyetje

 

 

 

 

Çfarë duhet të bëj për të përdorur BKT Dega Internet?
Nëse je klient individ i BKT, ke një kartë debiti/krediti, ke të firmosur KSHBI (versionin 002 ose me të lartë) dhe ke të regjistruar numrin tënd personal të telefonit në degë, ti mund të jesh përdorues i BKT Dega Internet.
 

Çfarë është Numri i klientit?
Numri i klientit është një numër i cili ju jepet kur hapni një llogari në BKT. Numri i klientit përdoret në hapin e parë të proçesit të hyrjes.
 

Çfarë është një fjalëkalim?
Fjalëkalimi është një kombinim i karaktereve alfanumerike, që ju duhet të krijoni gjatë proçesit të regjistrimit për sigurinë tuaj.
 

Çfarë është FNP?
FNP (Fjalëkalim me një Përdorim) është një hap sigurie i proçesit të hyrjes në BKT Dega Internet. Kërkohet të vendoset Fjalëkalimi që të dërgohet në celularin tënd nëpërmjet mesazhit në momentin e hyrjes.
Çfarë është tastiera virtuale?
Tastiera virtuale është një aplikim opsional që ti mund të përdorësh për të shmangur rrezikun e ndonjë sulmi të të dhënave të identifikimit.
 

Çfarë duhet të bëj nëse harroj numrin e klientit ose fjalëkalimin?
Të lutem të kontaktosh me BKT Call Center në numrin +355 4 2266 288.


Çfarë duhet të bëj nëse bllokoj llogarinë time të Deg Internet ?
Të lutem të kontaktosh me BKT Call Center ne numrin +355 4 2266 288.


Çfarë duhet të bëj nëse nuk marr ndonjë mesazh FNP?
Të lutem kontrollo nëse je brenda zonës së mbulimit të rrjetit tënd GSM ose kontrollo kutinë e mesazheve nëse është plot.

A mund ta ndryshoj fjalëkalimin tim?
Po, ti mund të ndryshosh fjalëkalimin tënd tek menu-ja e Mbi Sigurinë në Degën Internet.
Pse duhet ta ndryshoj fjalëkalimin?
Për arsye sigurie, do të kërkohet të ndryshosh fjalëkalimin tënd çdo 180 ditë.


Çfarë duhet të bëj nëse humbas celularin?
Duhet të mbyllni kartën SIM sa më shpejt të jetë e mundur për të evituar ndonjë rrezik referuar dërgimit të FNP në proçesin e logimit.


Çfarë duhet të bëj nëse marr një mesazh FNP nga BKT edhe pse nuk jam përpjekur të hyjë në Degën Internet?
Të lutem përpiqu të ndryshosh fjalëkalimin tënd nëse është e mundur dhe/ose kontakto me BKT Call Center në mënyrë që të merren veprime të mëtejshme për sigurinë e llogarisë.
Cilat janë keshillat për sigurinë e BKT Dega Internet?
Këshillat për sigurinë e BKT Dega Internet mund ti gjeni në detaje tek “Rregullat e Sigurisë”
 

A mund të aksesoj BKT Dega Internet nga jashtë Shqiperisë?
Po, mund të aksesosh BKT Dega Internet dhe nga jashtë Shqiperisë. Nuk ka nevojë për kërkesa shtesë, duhet vetëm të kesh të njejtin numër celulari të deklaruar në degë.
Me çfarë browser-i mund të logohem në BKT Dega Internet?
Mund të aksesosh BKT Dega Internet me Internet Explorer, Mozilla Firefox, Opera, Safari dhe Google Chrome. Kërkohet të përdoret të paktën versioni 6.0 per Internet Explorer, megjithatë ne rekomandojmë versionin 7.0 për një performancë më të mirë.
 

Kur mund ta përdor BKT Dega Internet?
Ti mund të përdorësh BKT Dega Internet për gjatë të gjithë 24 orëshit.

Kur mund të bëj veprime financiare në BKT Dega Internet?
Nuk ka limit në oraret e transaksioneve financiare. (Përjashtime:  nuk mund të bësh transaksione financiare gjatë procesit ditor të përditësimit që fillon në orën 21.00 dhe zgjat deri në mesnatë)

Kur ekzekutohen transaksionet e BKT Dega Internet?
Transaksionet ekzekutohen online. Ti mund t’i  kontrollosh ato online duke vizituar menunë “Veprimet e Llogarisë”.
Çfarë duhet të bëj nëse nuk mund të kryej një transaksion financiar?
Do të informohesh me një mesazh gabimi specifik për arsyen. Nëse shihni një mesazh gabimi të përgjithshëm ju lutem kontaktoni për detaje me BKT Call Center në numrin e telefonit +355 4 2 266 288.


A ka një menu “Ndihmë”?
Po, ka një menu ndihmë. E gjen në krye të çdo faqeje e cila jep detaje për menunë që po dëshiron të përdorësh.


Çfarë duhet të bëj nëse kam ndonjë ankesë ose sugjerim për BKT Dega Internet?
Mund të klikoni Kontaktet e cila është e vendosur në krye të faqes për të lënë një mesazh ose mund të kontaktosh BKT Call Center ose degën më të afërt.