Mobile Banking - Pyetje

 

 

 

Çfarë duhet të bej për të përdorur BKT Smart?
Ju duhet fillimisht të shkarkoni aplikacionin BKT Smart.

Nëse nuk je regjistruar fillimisht ne Dega Internet mund të kryeni regjistrimin duke ndjekur hapat e nevojshëm nëpërmjet butonit “Regjistrohu”

Nëse je klient individ i regjistruar në BKT Dega Internet mund të aksesosh duke përdorur numrin e klientit dhe të njëjtin fjalëkalim të krijuar në këtë kanal.

Nëse je klient biznesi i regjistruar në BKT Dega Internet mund të aksesosh duke përdorur numrin e klientit, ID e Kompanisë dhe të njëjtin fjalëkalim të krijuar në këtë kanal.

Çfarë është Numri i klientit?
Numri i klientit është një numër 9 shifror, i cili jepet kur hapet një llogari në BKT.

ID e Kompanisë (Numri i Klientit të Kompanisë) është një numër 9 shifror, i cili jepet kur hapet një llogari në BKT në emër të biznesit.

Numrat e klientit përdoret në hapin e parë të proçesit të hyrjes.

Çfarë është një fjalëkalim?
Fjalëkalimi është një kombinim i karaktereve alfanumerike, që ju duhet të krijoni gjatë proçesit të regjistrimit për sigurinë tuaj.

Çfarë është FNP?
FNP (Fjalëkalim me Një Përdorim) është një hap sigurie i proçesit të hyrjes në BKT Smart dhe Dega Internet. Kërkohet të vendoset Fjalëkalimi që të dërgohet në celularin tënd nëpërmjet mesazhit në momentin e hyrjes.

Çfarë duhet të bëj nëse harroj numrin e klientit ose fjalëkalimin?
Të lutem të kontaktosh me BKT Call Center në numrin +355 4 2266 288.

Çfarë duhet të bëj nëse bllokoj llogarinë time të BKT Smart ?
Të lutem të kontaktosh me BKT Call Center në numrin +355 4 2266 288.

Çfarë duhet të bëj nëse nuk marr ndonjë mesazh FNP?
Të lutem kontrollo nëse je brenda zonës së mbulimit të rrjetit tënd GSM ose kontrollo kutinë e mesazheve nëse është plotë.

Çfarë duhet të bëj nëse humbas celularin?
Duhet të mbyllni kartën SIM sa më shpejtë të jetë e mundur për të evituar ndonje rrezik referuar dërgimit të FNP në proçesin e logimit. Të lutem të kontaktosh me BKT Call Center në numrin +355 4 2266 288 për të bllokuar llogarinë tënde të BKT Smart ose degën më të afërt të BKT.

Çfarë duhet të bëj nëse marr një mesazh FNP nga BKT edhe pse nuk jam përpjekur të hyjë në Degën Internet ose BKT Smart?
Të lutem perpiqu të ndryshosh fjalëkalimin tend nëpërmjet Dega Internet dhe/ose kontakto me BKT Call Center në mënyrë që të merren veprime të mëtejshme për sigurinë e llogarisë.

Cilat janë keshillat për sigurinë e BKT Smart?
Këshillat për sigurinë e BKT Smart mund ti gjeni në detaje tek “Udhëzimet mbi Sigurinë”

A mund të aksesoj BKT Smart nga jashtë Shqipërisë?
Po, mund të aksesosh BKT Smart dhe nga jashtë Shqiperisë. Nuk ka nevojë për kërkesa shtesë, duhet vetëm të kesh të njejtin numër celulari të deklaruar në degë.

Në çfarë sistemi operimi mund të shkarkoj BKT Smart?
Sistemet e Operimit të telefonave celularë, të cilët suportojnë aplikacionin BKT Smart janë iOS dhe Android.

Me cfarë sistemi software mund të përdor BKT Smart?
Sistemi i Software-it 4.0 është ai që suporton paketën e plotë të këtij aplikacioni. Në versionet e Software-ve më të ulta se 4.0, BKT nuk mund t’ju garajtojë një shërbim të plotë të aplikacionit.

Kur mund ta përdor BKT Smart?
Ti mund të përdorësh BKT Smart për gjatë të gjithë 24 orëshit.

Kur mund të bëj veprime financiare në BKT Smart?
Nuk ka limit në oraret e transaksioneve financiare. (Përjashtime:  nuk mund të bësh transaksione financiare gjatë procesit ditor të përditësimit që fillon në orën 21.00 dhe zgjat deri në mesnatë)

Kur ekzekutohen transaksionet e BKT Smart?
Transaksionet ekzekutohen online. Ti mund t’i  kontrollosh ato online duke vizituar menunë “Veprimet e Llogarisë” .

Çfarë duhet të bëj nëse nuk mund të kryej një transaksion financiar?
Do të informohesh me një mesazh gabimi specifik për arsyen. Nëse shihni një mesazh gabimi të përgjithshëm ju lutem kontaktoni për detaje me BKT Call Center në numrin e telefonit +355 4 2 266 288.

A ka një menu “Ndihmë”?
Po, ka një menu ndihmë. E gjen në krye të aplikacionit ne ikonën ?

Çfarë duhet të bëj nëse kam ndonjë ankesë ose sugjerim për BKT Smart?
Mund të dërgoni një email në adresën e postës elektronike mobile_team@bkt.com.al ose mund të kontaktosh BKT Call Center ose degën më të afërt.