ATM - Pyetje

 

Çfarë është një Automated Teller Machine (ATM)?
Automated Teller Machine është një makinë e kompjuterizuar, e cila i siguron klientëve të bankës lehtësinë e aksesimit të mjeteve në llogarinë e tyre dhe kryerjen e  transaksioneve të ndryshme financiare pa patur nevojën e paraqitjes së klientit në degë.


Cilat karta mund të përdoren në ATM?
Të gjitha kartat të cilat kanë logon VISA ose MasterCard mund të përdoren në ATM për transaksione të ndryshme.


Si mund të kryej një transaksion në ATM?
Për të kryer një transaksion në ATM, klienti duhet të fusi kartën në ATM dhe të vendosi Kodin e tij Personal (PIN).


Çfarë është Kodi Personal (PIN)?
PIN është një kombinim numrash, i cili mundëson identifikimin tuaj gjatë kryerjes së një transaksioni në ATM. PIN-i nuk duhet te shkruhet asnjëherë në kartë ose të mbahet i bashkangjitur me kartën dokumenti që jepet nga banka për verifikimin e PIN.


Çfarë duhet të bëj nëse harroj PIN ose karta mbahet në ATM?
Mund të kontaktoni me Call Center në numrin e telefonit  +355 4 2 266 288 për të marrë udhëzime se si mund të proçedoni.
Mund të kontaktoni Degën ku ju është lëshuar karta për tju udhëzuar se si mund të proçedoni.


Çfarë duhet të bëj nëse karta humbet/vidhet?
Duhet të kontaktoni menjëherë me Call Center në numrin e telefonit +355 4 2 266 288 dhe të deklaroni humbjen/vjedhjen e kartës, në mënyrë të tillë që të bëhet bllokimi për të mos lejuar përdorimin e saj nga persona të tretë.