Çmime dhe Vlerësime

VLERËSIMET DHE ÇMIMET E BKT

Që nga privatizimi i saj në vitin 2000, Banka Kombëtare Tregtare ka qenë në fokusin e zhvillimeve dhe vlerësimeve të njëpasnjëshme.

Një kronologji e arritjeve dhe vlerësimeve.

2018

AAA (Alb) – nga JCR Eurasia Rating

JCR Eurasia Rating, ka rivlerësuar BKT me AAA (Alb) për të dhjetën herë radhazi në terma afatgjatë në nivel kombëtar e cila tregon nivelin më të lartë të investimit, dhe në terma afatshkutër në nivel kombëtar me notën ‘A-1+ (Alb)’, me një situatë “të qëndrueshme” për të dyja vlerësimet.
Për më tepër, ka përcaktuar Notën Afatgjatë Ndërkombëtare në Monedhë të Huaj dhe Vendase të BKT-së në “BBB-”, një nivel më lart se vlerësimi maksimal i vendit.


 

Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2017 - nga “EMEA Finance”


Revista prestigjioze EMEA Finance, e cila shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira, zgjodhi BKT për të tetin vit rradhzi si “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2017”. Ky sukses erdhi si vlerësim ndaj BKT e cila vijoi me sukses ristrukturimin, ndryshimin dhe përshtatjen e bankës për vitet dhe sfidat në vazhdim.


 

2017

Banka më e mirë në Shqipëri për 2017 – nga The Banker

Banka Kombëtare Tregtare rivlerësohet për të tetën herë si “Banka më e mirë në Shqipëri për 2017” në fushën e industrisë së shërbimeve financiare nga një prej revistave më prestigjoze financiare, "The Banker", publikim i Financial Times, i cili përzgjedh çdo vit bankat më të mira në botë.

 

Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2017 – nga "Euromoney"

Vlerësimet ndërkombëtare për BKT vazhdojnë! Këtë rradhë revista e mirënjohur britanike Euromoney e vlerëson për vitin 2017 BKT sërish për të gjashtën herë rradhazi si "Banka më e mirë në Shqipëri".


 

Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2016 - nga “EMEA Finance”

Çmimet dhe vlerësimet vazhdojnë të reflektojnë suksesin e BKT në sektorin bankar.
Banka Kombëtare Tregtare është zgjedhur për të shtatin vit rradhazi si “Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2016” nga revista prestigjoze EMEA Finance.


 

AAA (Alb) – nga JCR Euroasia Rating

JCR – Eurasia Rating, rikonfirmon për të nëntën herë rradhazi vlerësimin e saj për BKT me "AAA (Alb)" dhe me një situatë “të qëndrueshme” në terma afatgjatë në nivel kombëtar që tregon nivelin më të lartë të investimit.
 

2016

THE BANKER” RIVLERËSON BKT PËR TË SHTATËN HERË SI “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI”

Si  vlerësim i performancës së jashtëzakonshme dhe lidershipit  në tregun bankar, Banka Kombëtare Tregtare, fiton çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për 2016” nga një prej revistave më prestigjoze financiare, "The Banker", një publikim i Financial Times.

 

JCR Eurasia Rating vlerëson BKT-në me AAA (Alb) për Qeverisjen e Korporatave

JCR Eurasia Rating, duke vlerësuar praktikat e qeverisjes së korporatave të BKT-së, ka vlerësuar bankën me 87,06 (AAA (Alb)/Distinctive) pikë nga 100 për nivelin e përgjithshëm të pajtueshmërisë me Kodin e Qeverisjes së Korporatave në Shqipëri dhe rregulloret e lidhura.
 

Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2016 – nga "Euromoney"

Vlerësimet ndërkombëtare për BKT vazhdojnë! Revista e mirënjohur britanike Euromoney e vlerëson për vitin 2016 BKT sërish për të pestën herë rradhazi si "Banka më e mirë në Shqipëri”.
 

AAA (Alb) – nga JCR Eurasia Rating

JCR - Eurasia Rating, rikonfirmon për të tetën herë rradhazi vlerësimin e saj për BKT me "AAA (Alb)".

 
 
 

2015

Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2015 - nga “EMEA Finance”

Revista EMEA Finance riafirmon për të gjashtin vit rradhazi vlerësimin e saj për BKT si "Banka më e mirë në Shqipëri" për vitin 2015.

 
 
 

BKT FESTON 90 VJETORIN E SAJ ME ÇMIMIN “BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI” PËR TË GJASHTËN HERË NGA "THE BANKER"

Banka Kombëtare Tregtare u përzgjodh sërish si "Banka më e mirë në Shqipëri për 2015  nga "The Banker",
një nga revistat më prestigjoze financiare, një publikim i Financial Times, i cili përzgjedh çdo vit bankat më të mira në botë.

 

AAA (Alb)– nga JCR Eurasia Rating për Qeverisjen e Korporatës për të dytën herë rradhazi

JCR-Eurasia Rating, vlerëson për të dytën herë BKT me "AAA (Alb)/Distinctive", mbi respektimin e parimeve të kodit të Qeverisjes së Korporatave.
 

BKT riçertifikohet me ISO 9001:2008

BKT u riçertifikua me standardin ISO 9001:2008 nga TÜV AUSTRIA CERT.

 

Raporti Vjetor 2014 fiton dy çmime ARC nga MERCOMM Inc.

Raporti Vjetor i BKT për vitin 2014 fitoi dy çmime ARC në konkursin botëror të raporteve vjetore nga MERCOMM Inc. Çmimin e Argjendtë për Kategorinë Banka dhe Çmimin e Nderit në Kategorinë Raporte Vjetore të Gjelbërta. Çmimet ARC konsiderohen si çmimet Oskar në publikimet zyrtare.

 

Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2015 – nga "Euromoney"

Vlerësimet ndërkombëtare për BKT vazhdojnë! Revista e mirënjohur britanike Euromoney e vlerëson për vitin 2015 BKT sërish për të katërtën herë rradhazi si "Banka më e mirë në Shqipëri”.
 

AAA (Alb) – nga JCR Eurasia Rating

JCR - Eurasia Rating, rikonfirmon për të shtatën herë rradhazi vlerësimin e saj për BKT me "AAA (Alb)".
 

2014

Çmimi për “Përgjegjshmërinë Sociale të Korporatës për Europën Qëndrore dhe Lindore dhe për Shtetet e Pavarura të Commonwealth-it” - nga “ EMEA Finance”

Revista “EMEA Finance” vlerëson BKT me çmimin e “Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës për Europën Qëndrore dhe Lindore dhe për Shtetet e Pavarura të Commonwealth-it”. Ky çmim konfirmon suksesin e zbatimit të politikës së përgjegjshmërisë sociale të korporatës së BKT-së me nisma inovative që prekin aspektet më të rëndësishme të shoqërisë shqiptare.

Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2014 - nga “EMEA Finance”

Revista EMEA Finance riafirmon për të pestin vit rradhazi vlerësimin e saj për BKT si "Banka më e mirë në Shqipëri" për vitin 2014.
 

Banka e vitit 2014 në Shqipëri – nga “The Banker”

BKT merr edhe një tjetër vlerësim për performancën e saj të lartë gjatë vitit 2014. The Banker vlerëson BKT-në si "Banka e vitit 2014 në Shqipëri ", për të katërtën herë në pesë vitet e fundit.

AAA (Alb) – nga JCR Eurasia Rating

JCR-Eurasia Rating, rikonfirmon vlerësimin e saj për BKT me "AAA (Alb)".

AAA (Alb)– nga JCR Eurasia Rating për Qeverisjen e Korporatës

JCR-Eurasia Rating, vlerëson për të parën herë BKT me "AAA (Alb)/Distinctive", me parimet e kodit të Qeverisjes së Korporatave.

Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2014– nga "Euromoney"

Vlerësimet ndërkombëtare për BKT vazhdojnë! Këtë rradhë revista e mirënjohur britanike Euromoney e vlerëson BKT sërish për të tretën herë rradhazi si "Banka më e mirë në Shqipëri për 2014".

2013

Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2013 - nga “EMEA Finance”

Revista EMEA Finance riafirmon për të katërtin vit rradhazi vlerësimin e saj për BKT si "Banka më e mirë në Shqipëri" për vitin 2013.

Çmimi i Ekselencës për Pagesat – nga Deutsche Bank

BKT merr "Çmimi i ekselencës për pagesat (STP) për 2013" nga Deutsche Bank."

Banka e vitit 2013 në Shqipëri – nga “The Banker”

BKT merr një tjetër vlerësim për performancën e saj të lartë edhe gjatë vitit 2013. The Banker vlerëson BKT-në si "Banka e vitit 2013 në Shqipëri ", për të tretën herë në katër vitet e fundit.

AA (Alb)– nga JCR Eurasia Rating për Qeverisjen e Korporatës

JCR-Eurasia Rating, vlerëson për të dytën herë BKT me "AA (Alb)", me një Nivel Përputhshmërie të Meritës me parimet e kodit të Qeverisjes së Korporatave.

AAA (Alb) – nga JCR Eurasia Rating

JCR-Eurasia Rating, rikonfirmon vlerësimin e saj për BKT me "AAA (Alb)", me perspektivë të qëndrueshme për të pestin vit rresht.

Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2013– nga "Euromoney"

BKT i shton një tjetër çmim koleksionit të vlerësimeve ndërkombëtare. Revista e shquar britanike Euromoney e vlerëson BKT sërish si "Banka më e mirë në Shqipëri për 2013".

2012

Banka Lokale më e Mirë në Shqipëri-nga “ EMEA Finance”

Revista EMEA Finance riafirmon për të tretin vit rradhazi vlerësimin e saj për BKT si "Banka lokale më e mirë në Shqipëri" për vitin 2012.

Çmimi i Ekselencës për Pagesat – nga Deutsche Bank

BKT merr "Çmimi i ekselencës për pagesat (STP) për 2012" nga Deutsche Bank.

Drejtori i Përgjithshëm i vitit 2012 në Europë-nga “ EMEA Finance”

Revista EMEA Finance zgjedh Z. Seyhan Pencabligil si “Drejtori i Përgjithshëm i vitit 2012 në Europë”. Ky vlerësim nxjerr edhe një herë në pah kontributin e Z. Pencabligil në menaxhimin e qëndrueshëm dhe strategjik të BKT-së, duke e bërë atë një nga institucionet më të suksesshme në Europë.

AA (Alb)– nga JCR Eurasia Rating për Qeverisjen e Korporatës

JCR-Eurasia Rating, vlerëson BKT me "AA (Alb)", me një Nivel Përputhshmërie të Meritës me parimet e kodit të Qeverisjes së Korporatave. Ky është vlerësimi i parë i një kompanie shqiptare për përputhshmërinë me Kodin e Qeverisjes së Koproratave.

Banka më e mirë në Shqipëri – nga  “Euromoney”

Çmimet dhe vlerësimet vazhdojnë të reflektojnë suksesin e BKT-së në tregun shqiptar. Revista e shquar britanike Euromoney e vlerëson BKT si "Banka më e mirë në Shqipëri për 2012".

AAA (Alb) – nga  JCR Eurasia Rating

JCR-Eurasia Rating, rikonfirmon vlerësimin e saj për BKT me "AAA (Alb)", me perspektivë të qëndrueshme për të katërtin vit rresht.

Sistemi i Manazhimit të cilësisë – nga  TUV Austria

"TUV Austria" i jep BKT-së çertifikatën 
Sistemi i manazhimit te cilesise ISO 9001:2008 e aplikueshme për shërbimet bankare.

2011

Banka e vitit në Shqipëri – nga “The Banker”

BKT vazhdon performancën e saj të lartë edhe gjatë vitit 2011. The Banker vlerëson BKT-në si "Banka e vitit në Shqipëri ", për të dytin vit radhazi.

Çmimi për Pagesat – nga Wells Fargo

BKT merr "Çmimi për pagesat (STP) për 2011" nga Wells Fargo.

Banka Lokale më e Mirë në Shqipëri – nga “ EMEA Finance”

Revista EMEA Finance riafirmon vlerësimin e saj për BKT si "Banka më e mirë në Shqipëri" për vitin 2011.

AAA (Alb) – nga JCR Eurasia Rating

JCR Eurasia Rating, rikonfirmon vlerësimin e saj për BKT me notën "AAA (Alb)", me perspektivë të qëndrueshme për të tretin vit radhazi.

Nota “B1” – nga  Moody’s

Moody’s konfirmoi vlerësimin "B1" të BKT-së, vlerësimi më i lartë që Moody’s mund të japë për një subjekt shqiptar.

2010

AAA (Alb) – nga JCR Eurasia Rating

JCR-Eurasia Rating, rikonfirmon vlerësimin e saj për BKT me "AAA (Alb)".

Banka e vitit në Shqipëri – nga ” The Banker”

BKT feston 85-vjetorin e themelimit të degës së saj të parë në Durrës me shumë çmime dhe vlerësime. BKT u vlerësua si " Banka më e mirë në Shqipëri " nga revista prestigjioze britanike, The Banker.

Banka Lokale më e Mirë në Shqipëri – nga “ EMEA Finance”

EMEA Finance, një tjetër revistë britanike, citoi BKT-në si "Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2010".

Çmimi i Ekselencës për Pagesat – nga Deutsche Bank

BKT ishte edhe marrës i "Çmimi i ekselencës për pagesat (STP) për 2010" nga Deutsche Bank.

2009

Banka më e Mirë në Shqipëri – nga “Finance Central Europe “

Banka më e Mirë në Europën Juglindore – nga “Finance Central Europe “

Për të dytin vit rresht, BKT është nderuar me vlerësimin"Banka më e mirë në Shqipëri", por këtë herë e shoqëruar me vlerësimin ndërkombëtar si "Banka më e mirë në Europën Juglindore për vitin 2009".

AAA (Alb) – nga  JCR Eurasia Rating

JCR Eurasia Rating vlerëson sërish BKT-në me notën AAA (Alb) për vitin 2009.

2008

Banka më e Mirë në Shqipëri – nga  “Finance Central Europe “

Banka më e Mirë në nivelin e mesëm në Europën Juglindore –by “Finance Central Europe”

Një tjetër institucion shumë i rëndësishëm si "Finance Central Europe", i fokusuar në çështjet ekonomike të Europës Qendrore dhe Lindore, zgjodhi BKT-në si "Banka më e mirë në Shqipëri" dhe "Banka e nivelit të mesëm më e mirë në Europën Juglindore".

AAA (Alb) – nga  JCR Eurasia Rating

JCR Eurasia Rating, Filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të vlerësimit, një nga agjencitë e vlerësimit më prestigjioze në botë, i dha Bankës Kombëtare Tregtare vlerësimin me notën 'AAA (Alb)' së bashku me një parashikim “të qëndrueshëm” në shkallën kombëtare afatgjatë, e cila tregon shkallën më të lartë të investimeve.

2006

Banka e vitit në Shqipëri - nga “The Banker”

Revista prestigjioze britanike "The Banker" vlerësoi BKT-në si "Banka më e mirë në Shqipëri". Vlerësimi i referohet një performance të përgjithshme të lartë nëpërmjet analizës së rezultateve të fundit dhe zhvillimeve të saj strategjike dhe arritjeve të përgjithshme.