Depozita "Femija Im"

 

Rriten së bashku!
Në BKT kursimet për fëmijët tuaj fitojnë vlerë çdo ditë.

Depozita Fëmija im është dhurata më e mirë që mund t’i bëni fëmijës tuaj kur të mbushë 18 vjeç.
Shpejtoni të hapni Depozitën Fëmija im që nga momenti i lindjes deri në moshën 14 vjeç.
Hapja

Për çdo Depozitë Fëmija Im të hapur në muajin e ditëlindjes së fëmijës (pavarësisht nga viti i lindjes) BKT dhuron në depozitën e fëmijës në këtë ditëlindje 500 Lekë / 5 Euro.

Kreditimi
Çdo person që dëshiron mund të derdhë ose transferojë para në Depozitën Fëmija im në çdo kohë dhe shumë.
Kurseni më lehtë me Pagesa Periodike, nga një Llogari Rrjedhëse e juaja në Depozitën Fëmija im. Shuma e parave që ju vendosni do të kalojë çdo muaj në Depozitën Fëmija im pa qenë nevoja që ju të paraqiteni në Bankë.
Nëpërmjet “Degës Internet” mund të kryeni transfertë nga kudo që ju ndodheni.

Interesi
Monedha Lek, interesi Bono Thesari 6-mujor (referoju buletinit të normave të interesit).


Monedha Euro, interesi  i depozitës me afat 6 mujor (referoju buletinit të normave të interesit).


Interesi llogaritet mbi gjendjen ditore dhe i shtohet Depozitës në fund të çdo viti. Në këtë mënyrë me rritjen e shumës në Depozitë rritet edhe interesi i fituar.


Balanca
Prindërit ose kujdestari ligjor në çdo moment mund të pajisen me pasqyrën e llogarisë (statement). Pasqyra tregon çdo veprim të kryer dhe balancën pas çdo veprimi, duke përfshirë edhe interesat e kredituara deri në atë moment.


Maturimi
Depozita Fëmija im është një llogari kursimi afatgjatë nga e cila nuk mund të tërhiqet deri sa fëmija të bëhet 18 vjeç. Momenti kur fëmija mbush 18 vjeç është maturimi i kësaj depozite. Po atë ditë ai/ajo fiton të drejtën për të vepruar me këtë depozitë me praninë (konfirmim) e prindërit apo kujdestarit ligjor. Kursimet e Depozitës Fëmija im mund t’i përdorë:

Për më shumë informacion
Drejtohuni në degën BKT më afër jush ose kontaktoni në Call Center + 355 4 22 66 288

Me hapjen e Depozitës Fëmija im përfitoni dhuratë edhe një arkë kursimi*!
*sasi e kufizuar
Depozita në Bankë sigurohet deri në shumën 2,500,000 (dy milion e pesëqind mijë) Lekë nga Agjensia e Sigurimit të Depozitave (ASD)  
Për më shumë informacion ju lutem klikoni në faqen zyrtare të ASD:
http://www.asd.gov.al