Drejtorët

Aydın Argın, Ph.D., Drejtor i Grupit të Bankingut të Korporatave dhe Biznesit 

Z. Argın ka mbaruar MBA në Universitetin Uludag dhe Ph.D në Banking në Universitetin Marmara. Ai ka një eksperiencë prej me shumë se njëzet vitesh në sektorin bankar. Karriera e tij filloi si një Auditor i Brendshëm në Bankën Garanti. Në karrierën e tij ai ka mbajtur edhe funksione të tjera në departamentet e Bankës Garanti si Drejtues i Skuadrës së Projekteve në Departamentin e Zhvillimit të Ndryshimeve dhe Strategjive, Zëvendës Drejtor i Departamentit të Thesarit në Drejtorinë e Përgjithshme dhe drejtues dege në pesë degë të ndryshme në këtë bankë. Ai ka punuar në Bankën Garanti prej vitit 1988 deri në 2007. Në vitin 2007, më pas kaloi në Aktifbank ku u promovua si Zëvendës President dhe ishte përgjegjës për Grupin e Marketingut të Bankingut Tregtar dhe Korporatës. Zoti Argın iu bashkua BKT-së në Nëntor të vitit 2010.

 

Fatih Karli, Drejtor i Grupit të Bankingut Individual

Z. Fatih Karli, është diplomuar në vitin 1997 në Universitetin e Bosforit, Fakulteti i Artit dhe Shkencës, Departamenti i Matematikës dhe në vitin 2000 po në të njëjtin Universitet, në  Fakultetin Ekonomik dhe të Shkencave Administrative, Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Z. Karli gjithashtu është kualifikuar në Universitetin e Stambollit, në Institutin e Parasë, Tregjeve Financiare dhe Financës së Korporatave. Para ardhjes në BKT, ai ka punuar në Bankingun Individual T. GARANTI BANKASI A.S. nga viti 2000 deri në vitin 2012. Gjatë periudhës 2007 – 2012, Z. Karli ka qenë Drejtuesi i Marketingut dhe Fushatave në Bankingun Individual.

 

Ibrahim Yaşar, Drejtor i Grupit të Auditit të Brendshëm

Z. Yaşar është diplomuar për Ekonomik në Universitetin e Stambollit, gjithashtu ka marrë diplomën e Masterit Ekzekutiv në ''Responsible Banking '' nga ''Instituto de Estudios Bursalites '' (IEB) dhe ''London School of Economics'' (LSE). Z.Yaşar ka një eksperiencë bankare 18-vjeçare, duke filluar karrierën e tij në vitin 2000 si Auditor pranë HSBC Bank A.Ş. Më pas, prej vitit 2007 deri në 2010 ka drejtuar Grupin e Auditit të Brendshëm në Aktif Bank A.Ş. Përpara kalimit të tij si Drejtor i Grupit të Auditit të Brendshëm në BKT, në vitin 2011, Z.Yasar ka qënë për 1 vit Zv. Drejtor i Bankës Kombëtare Tregtare, Kosovë.
Që prej vitit 2018, Z. Yaşar është emëruar si Anëtar Bordi dhe Anëtar i Komitetit të Auditit në Aktif Bank A.Ş dhe Anëtar i Komitetit të Auditit në BKT Kosovë. Ai gjithashtu është anëtar i IIA në Shqipëri dhe anëtar i Komitetit të Kontabilitetit dhe Auditimit të WSBI/ESBG.
 

 

 

Kaan Pekin,  Drejtor i Grupit të Thesarit dhe Institucioneve Financiare

Z. Pekin i diplomuar në Lycee de Galatasaray dhe në Universitetin Marmara në fakultetin ekonomik, ka marrë diplomën e Masterit në sistemet e pagesës në EUR në të njëjtin universitet. Zoti Pekin iu bashkua BKT në Tetor 2003 si personi përgjegjës për thesarin. Përpara kalimit në BKT, Zoti Pekin ka qenë përgjegjes për projektin NPL-ve pranë Fondit të Sigurimit të Depozitave dhe Sigurimeve Turke dhe ka pasur një eksperiencë prej më shumë se shtatë vjetësh në departamentin e thesarit në pozicione të ndryshme. Z. Pekin është anëtar i zgjedhur i Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Klubit të Forex.

 

 

 

Ndue Maluta, Drejtor i Grupit të Manaxhimit të Riskut / Person Përgjegjës

Z. Maluta është diplomuar për Financë në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 1989. Karriera e tij bankare nisi në vitin 1995 në Bankën Kombëtare Tregtare si drejtues i një prej degëve të BKT-së. Ai ka një eksperiencë prej më shumë se njëzet e dy vitesh në BKT.

Në karrierën e tij të gjatë në sektorin bankar ai ka mbajtur funksione të ndryshme drejtuese si Drejtues Dege, Drejtues i Departamentit të Financës, Drejtues i Departamentit të Kontrollit të Brëndshëm dhe Pajtueshmërisë dhe duke nisur që nga 2001 mbulon funksionin e Personit Përgjegjës në BKT. Në vitin 2011 ai u promovua si Drejtues i Grupit të Menaxhimit të Riskut në Bankën Kombëtare Tregtare, përgjegjësitë e të cilit kanë të bëjnë me kontrollin dhe zbatueshmërinë e kuadrit rregullator të menaxhimit të riskut, përcaktimin e kritereve për identifikimin, matjen, monitorimin dhe kontrollin në bankë, monitorimin e vazhdueshëm të profileve të riskut dhe humbjeve, si dhe të hartojë politika për vlerësimin dhe menaxhimin e riskut.

Për shumë vite ai ka qenë i angazhuar në projekte dhe seminare të ndryshme të organizuar si brenda dhe jashtë vendit, në lidhje me parandalimin dhe pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, krimin financiar dhe përputhshmërinë. Ai është çertifikuar nga ACAMS (Advancing Financial Crime Proffessionals World Wide) një tregues dhe standart mjaft i rëndësishëm në impenjimin e parandalimit të pastrimit të parave i njohur nga institucionet financiare, qeveritë dhe rregullatorët e ndryshëm ndërkombëtare. Gjithashtu ai mban pozicionin e Kryetarit të Komisionit të Bankingut pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë dega Shqiperi dhe është anëtar i Grupit Task Force për Rrezikun e Krimit Financiar dhe Kuadrit Rregullator të Dhomës  Ndërkombëtare të Tregtisë Paris. Për shumë vite Z. Maluta ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë edhe pozicionin e Kryetarit të Komitetit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Përputhshmërisë në Shoqatën e Bankave. Ai është gjithashtu anëtar i Institutit të Auditorëve të Shqipërisë dhe zotëron liçensën e Ekspertit Kontabël të Autorizuar që prej vitit 2001.

 

Skënder Emini, Drejtor i Grupit Financiar dhe TI

Z. Emini është diplomuar në vitin 1998 në Universitetin e Stambollit në Ekonomik. Ai ka mbaruar Masterin në Financë pranë Universitetit të Tiranës. Përpara se t’i bashkohej BKT ai ka punuar në Stamboll në Rodi Giyim San. ve Tic. A.S. si Kontabilist dhe Shef i Departamentit të Financës. Në vitin 2000 ai punoi në Kentbank në Departamentin e Auditit të Brendshëm. Në Nëntor 2000 ai iu bashkua Bankës Kombëtare Tregtare si auditor i brendshëm dhe në vitin 2002 u promovua Drejtor i Divizionit të Kontrollit Financiar, Panifikimit dhe Raportimit. Nga Tetori 2011 mban pozicionin e Drejtorit të Grupit Financar dhe TI.

 

Miranda Çitozi, Drejtore e Grupit të Operacioneve

Zj. Çitozi është diplomuar në vitin 2000 në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (Ankara), dega Ekonomi. Më pas, ajo ka përfunduar studimet Master në Menaxhim Biznes pranë Universitetit Epoka në Tiranë. Sapo ka mbaruar studimet universitare, Zj. Çitozi ka filluar karrierën e saj pranë Kentbank (Stamboll) në Departamentin e Auditit të Brendshëm. Në Nëntor 2000, ajo iu bashkua Bankës Kombëtare Tregtare si auditore e brendshme.  Që nga viti 2003, Zj. Çitozi ka drejtuar njësi të ndryshme në BKT si Departamentin e Kredive Individuale, Departamentin e Riskut Operacional dhe të Tregut si dhe Grupin e Kontrollit të Brendshëm në cilësinë e zv. Drejtores së Grupit. Që nga Janari 2014, ajo është promovuar si Drejtore e Grupit të Operacioneve.