Komiteti i Auditit

Mehmet Ertugrul Gürler – Drejtor i Komitetit të Auditimit


Mr. Gürler i diplomuar ne Ekonomi nga Universiteti Marmara, ka marrë disa pozicione menaxheriale në shumë firma ndërkombëtare si Total Oil Turkey, Dow dhe BP, përpara se të bëhej pjesë e Çalik Holding në vitin 1998 si Drejtor i Përgjithshëm. Z. Gürler është aktualisht anëtar bordi Financave në Bordin e Drejtorëve të Çalik Holding dhe anëtar Bordi i Aktifbank. Përveç kësaj, ai mban anëtarësimet ne shumë borde në kompani të tjera të Çalik Holding. Z. Gürler është pjese e Bordit te Drejtorëve të BKT-së në korrik të vitit 2009.

 

 

Znj. Ayşegül Adaca Oğan – Anëtare e Komitetit të Auditimit


E lindur në vitin 1974, Znj. Ayşegül Adaca Oğan iu bashkua BKT-së si Anëtare Bordi në 25 Tetor 2017. Ajo ka kryer studimet B.Sc. për Inxhinieri Civile në Universitetin e Bosfor-it në Turqi, dhe M.Sc. për Drejtim Inxhinierik në Universitetin e Stanford-it në SHBA. Znj. Oğan ka 17 vjet eksperiencë në bankingun individual, dixhital dhe sistemet e pagesave. Ajo mori detyra drejtuese në 3 banka kryesore tregtare në Turqi dhe ka punuar në industrinë e financimit konsumator në SHBA. Përpara se t’i bashkohej Bordit Drejtues të BKT-së, ajo ishte Drejtore e Grupit të Bankingut Individual në Aktif Bank, ku ishte përgjegjëse për praktikat e përgjithshme të bankingut individual, huadhënien individuale, bankingun dixhital, sistemet e pagesave dhe komunikimin e korporatës.


 

Hysen ÇelaAnëtar i Komitetit të Auditimit


Prof. Dr. Hysen Çela, i diplomuar si Ekonomist në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, ku edhe ka kryer studimet MBA dhe doktoraturën, ka një eksperiencë të gjatë në fushën e kontabilitetit dhe financës. Në cilësinë e Partnerit Menaxhues të Crowe AL sh.p.k. (member of Crowe Global) ai ka punuar dhe punon për shumë institucione publike, kompani private si dhe OJF lokale dhe ndërkombëtare. Prof. Çela, aktualisht është president i Institutit të Ekspertëve Konatbël të Autorizuar të Shqipërisë (IEKA). Ai mban titujt profesional Kontabilist i Miratuar (KM) dhe Auditues Ligjor (AL) dhe ka përfshirje të konsiderueshme në mësimdhënie dhe në trajnime akademike e profesionale në SNRF, SKK, SNA, Etika profesionale, etj. Z. Çela është autor i shumë artikujve dhe studimeve të publikura si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Z. Çela është emëruar anëtar i CAG (Grupit Keshillimor Konsultativ) të IESBA dhe IAASB të IFAC-ut (Bordet e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit e Sigurisë dhe të Etikës, pranë IFAC)