Përgjegjshmëria Sociale

BKT i kushton një vëmendje të veçantë zhvillimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare. Përveç projekteve në fushën e mjedisit, në të cilat BKT angazhohet gjerësisht, BKT ka në fokusin e saj edhe aktivitetet që i shtojnë vlera zhvillimit të shoqërisë si dhe kontributin kundrejt asaj pjese së shoqërisë që është e izoluar dhe e cënuar. Ndër vite BKT është kujdesur edhe për jetimët shqiptarë, duke organizuar aktivitete të ndryshme në ndihmë të tyre.
Përveç kësaj kategorie, BKT është kujdesur edhe për edukimin dhe arsimin. Në këtë kuadër ajo ka sponsorizuar programe të ndryshme arsimi si dhe ka stimuluar studentët më të mire, sidomos ata në fushën e ekonomisë dhe financës, me bursa studimi. BKT është gjithashtu partnere në zhvillimin e programeve Master në Universitetin e Tiranës, ka sponsorizuar krijimin e bibliotekës së Universitetit si dhe ka dhënë bursa studimi për studentët më të mirë. BKT është angazhuar fuqimisht me projektin FASTIP në bashkëpunim më Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, duke prezantuar një risi në bashkëpunimin mes sektorit bankar dhe institucioneve arsimore. Nëpërmjet kësaj iniciative BKT synon përmirësimin e nivelit të kushteve arsimore në mënyrë që studentët shqiptarë të jenë në të njëjtin nivel me studentët në vendet e tjera.