Projektet

 

Filozofia jonë e Përgjegjshmërisë Sociale është përafrimi i aktiviteteve ditore të biznesit me praktikat më të mira mjedisore, shoqërore, shëndetsore dhe arsimore. Ne masim suksesin tonë jo vetëm financiarisht, por edhe nëpërmjet ndërtimit të kënaqësisë konsumatore, angazhimit të punonjësve, dhe mbështetjes së komuniteteve të cilave u shërbejmë. Kjo përqasje është e dukshme çdo ditë në menaxhimin tonë, i cili integron elementet e Përgjegjshmërisë Sociale në proceset tona strategjike të planifikimit dhe vlerësimit të performancës.
 

Banka Kombëtare Tregtare, kujdesin shëndetësor dhe shërbimet sociale i ka parë gjithnjë si prioritet. Për këtë arsye, gjatë këtyre viteve BKT ka investuar në shumë përpjekje për sponsorizimin e institucioneve që ofrojnë dhe përmirësojnë këto shërbime për komunitetin.
 

Një tjetër prioritet i BKT ka qenë gjithnjë arsimi dhe kultura, sepse BKT mendon se përmirësimi i edukimit tani, do të thotë një Shqipëri më e mirë nesër.
 

BKT gjithashtu ka qenë aktive në sponsorizimin e projekteve që përmirësojnë mirëqënien shoqërore dhe lehtësojnë jetën e komunitetit.
Ne e kemi parë gjithnjë kontributin ndaj segmenteve të margjinalizuara si vendimtare drejt ndërtimit të një shoqërie të shëndetshme. Për më tepër, duke qenë të vetëdijshëm për mungesën e kapaciteteve të institucioneve publike, BKT i ka mbështetur shumë këto institucione në sigurimin e kushteve më të mira të punës apo dhe në ngritjen e kapaciteteve.
 

BKT synon të bëhet një bankë e gjelbër. Për këtë arsye, kohët e fundit janë implementuar shumë projekte për përmirësimin e mjedisit.