Depozita me afat

 
Depozitat klasike ashtu siç i njohim të gjithë.
 
• Depozita me afat në BKT ofrohet për 1, 3, 6 muaj dhe 1, 2, 3 vjet.
• Depozita me afat mund të hapet në monedhat Lek, Euro, Dollar Amerikan, Paund Britanik, Dollar Kanadez, Franga Zvicerane ose Dollar Australian.
• Interesi përfitohet në datën e maturimit të depozitës dhe humbet nëse kjo e fundit tërhiqet përpara afatit.
• Depozita me afat  ofron opsionin e rinovimit automatik. Ju mund të zgjidhni që interesi i fituar të rinovohet bashkë me depozitën ose të kalojë në  llogarinë tuaj.
 
Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë  dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave -  www.asd.gov.al