Aksionerët

 

ÇALIK HOLDING


E themeluar nga Z. Ahmet Çalık, Çalık Holding operon në fushën e energjisë, ndërtimit dhe të pasurive të patundshme, tekstileve, minierave, financave dhe sektorin e telekomit. Duke operuar në 22 vende në të gjithë Azinë Qendrore, Ballkan dhe në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, Grupi ka rreth 31,000 të punësuar.


Çalık Holding, dallon si një lojtar kryesor në Turqi dhe në botë me kompanitë e tij; në sektorin e energjisë me Çalık Enerji ; në shpërndarjen e energjisë elektrike me YEDAŞ, KEDS  me partneritet me Limak, ARAS EDAŞ me partneritet me Kiler; në sektorin e ndërtimit me Gap İnşaat dhe në sektorin e pasurive të patundshme me Çalık Gayimenkul; në miniera Lidya Madencilik dhe Polimetal Madencilik; në tekstile me Çalık Denim dhe Gap Pazarlama; në sektorin e financës me Aktif Bank dhe Banka Kombëtare Tregtare (BKT), dhe në telekom me Albtelecom.


Çalık Holding vijon përpjekjet e saj me  synimin për të shtuar vlerë të përhershme në jetën e njerëzve në çdo sektor dhe territor ku vepron nëpërmjet sipërmarrjes së saj, strategjisë racionale, vendos theksin në përfshirjen dhe diversifikimin, si dhe modele të reja dhe të qëndrueshme të biznesit, si edhe investimet e saj në teknologji dhe burime njerëzore.


Për informacione më të hollësishme, ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit www.calik.com