Ankesa / Sugjerime

Banka Kombëtare Tregtare dëshiron të jetë sa më pranë kërkesave dhe pritshmërive tuaja. Ne besojmë se së bashku mund të gjejmë çelësin e një komunikimi të hapur. Çdo mendim pozitiv është i mirëpritur, gjithashtu ju sigurojmë se çdo sugjerim apo ankesë do të ketë vëmendjen maksimale nga ana jonë.


Sugjerim do të konsiderohet çdo propozim, prezantim ideje apo mendimi, i cili mund të ndikojë në përmirësimin e produkteve apo shërbimeve të ofruara, duke i bërë më të përshtatshme me kërkesat apo nevojat aktuale.


Ankesë do të konsiderohet shprehja e një pakënaqësie, pohimi mbi mospëlqyeshmërinë e një produkti apo shërbimi që BKT ofron, në një situatë konkrete e cila mund të verifikohet.


Për të bërë të mundur që produktet dhe shërbimet tona të jenë në nivelin e pritshmërive tuaja, ju mund të dërgoni ankesën/sugjerimin tuaj nëpërmjet kanaleve si më poshtë. Për një ndjekje dhe përgjigje më të shpejtë të rastit të paraqitur nga ana juaj, ju lutemi, të dërgoni të gjithë informacionin që ju dispononi me detaje të sakta dhe të plota.

Çfarë duhet të përmbajë një ankesë?

 

  1. 1.    Emrin dhe mbiemrin tuaj;
  2. 2.    Një numër kontakti ose adresë për korespondencë ose e-mail;
  3. 3.   Përshkrimin e ankesës me detaje sa më të sakta dhe të plota si dhe pritshmëritë tuaja nga kjo ankesë;

 

Cilat janë mënyrat për të kontaktuar me BKT në rastet kur kam një ankesë apo sugjerim?

 

Ju mund të na shkruani në adresën e e-mail-it callcenter@bkt.com.al ose info@bkt.com.al për të shprehur ankesën apo sugjerimin tuaj.

Pranë çdo dege BKT, ju do të gjeni Kutitë e Sugjerimeve së bashku me Formularin përkatës për t’u plotësuar. Kutitë hapen vetëm nga stafi i autorizuar sipas proçedurave të paracaktuara 1 herë në 3 muaj dhe dërgohen pranë personave përgjegjës për ndjekje. Nëse ju kërkoni një përgjigje të shpejtë në lidhje me rastin e paraqitur, ju lutemi, të na kontaktoni nëpërmjet shërbimit të Call Center.

Ju mund të kontaktoni në numrin e shërbimit të klientit +355 42 266 288 në çdo ditë të javës, 24 orë. Stafi ynë do të përpiqet të gjejë një zgjidhje sa më të përshtatshme të problemit tuaj ose do të përcjellë ankesën tuaj pranë njësisë së ankesave dhe sugjerimeve për një përgjigje më efikase apo teknike.


Ju mund të dërgoni ankesën apo sugjerimin tuaj duke plotësuar formularin në link-un:  
http://www.bkt.com.al/formular-ankese.aspx

Mbi çdo ankesë apo sugjerim, ju mund të drejtoni një letër me anë të postës direkte në adresën:

Banka Kombëtare Tregtare
Bulevardi Zhan D’Ark, Tiranë, Shqipëri

Ju lutemi, bashkangjitni një fotokopje te mjetit tuaj të identifikimit me shkresën që do dërgoni në adresën e lartpërmendur si dhe çdo dokumentacion mbështetës (fotokopje).

Ju mund të dërgoni ankesën/sugjerimin tuaj edhe nëpërmjet shërbimit të Internet Banking duke përdorur menunë “Na kontaktoni” ose mund të plotësoni formular ankese/sugjerimi në median sociale të Bankës Kombëtare Tregtare. Gjithashtu, ju mund të na shkruani edhe në WhatsApp në numrin +355674000018.


Sa kohë nevojitet për të marrë përgjigje?


Për ankesat e lidhura me situata konkrete të verifikueshme, struktura përkatëse që merret me shqyrtimin e ankesave të klientëve do t’ju kthejë një përgjigje brenda 15 ditësh pune (nga momenti që ajo është marrë nga sektori i ankesave në BKT). Të gjitha sugjerimet e tjera do të dërgohen pranë strukturave përgjegjëse për t’u marrë në shqyrtim.


Shënim: Banka, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar “Për të Dhënat Personale” dhe për të qenë sa më transparent me klientët e saj, njofton se telefonatat e kryera nga njësia e ankesave dhe sugjerimeve në përgjigje të ankesave të raportuara do të regjistrohen.


Si do të proçedohet me ankesën?


Informacioni i raportuar do të dërgohet për t’u ndjekur pranë strukturës përkatëse për trajtimin dhe menaxhimin e ankesave.


Me raportimin e ankesës/sugjerimit klienti merr përsipër që brenda njohurive të tij/saj i gjithë informacioni i dhënë është i vërtetë dhe i saktë dhe pranon se me qëlllimin që të proçedohet efektivisht me ankesën/ sugjerimin dhe për verifikimin e rastit, informacioni i raportuar mund të ndahet me struktura të tjera brenda Bankës Kombëtare Tregtare apo me instuitucione të tjera sipas kuadrit ligjor që e lejon atë.


Nëse do të jetë e nevojshme, klienti mund të kontaktohet për informacione dhe dokumenta shtesë brenda afatit 15 ditor të shqyrtimit të ankesës.


Banka Kombëtare Tregtare mund të publikojë shembuj të pakënaqesive/parregullsive, bazuar mbi ankesa reale, por gjithmonë do të respektojë konfidencialitetin dhe nuk do të keqpërdorë informacionet personale të klientit.


Banka Kombëtare Tregtare ju siguron se ankesa juaj do të ndiqet dhe trajtohet me prioritet dhe përgjegjshmëri. Gjithashtu, ju informojmë se ju mund ta ndiqni ankesën tuaj pranë institucioneve të tjera siç parashikon Legjislacioni Shqiptar.