Karta e Debitit të Biznesit

Kartat e Debitit për Bizneset

Karta e Debitit për Biznesin është një produkt i ri i dizenjuar për të ndihmuar kompanitë për një menaxhim ditor më të mirë të financave.

Nëpërmjet kartës së debitit të biznesit, kompanitë mund të depozitojnë dhe të tërheqin nga llogaria e tyre primare në Lekë dhe llogaritë dytësore në Euro dhe Dollarë në çdo ATM.

Përveç kësaj, kompanitë mund të bëjnë blerje direkte në POS ose në internet pa komisione.

Kufiri maksimal i depozitimeve ditore do të jetë 900,000 Lekë ose 7,000 Euro.

Ndërsa kufiri maksimal i tërheqjeve ditore do të jetë 150,000 lekë ose 1,000 euro dhe 5,000,000 lekë ose 40,000 euro limiti maksimal i tërheqjeve mujore.

Duke përdorur kartën e debitit të biznesit, përfaqësuesit e biznesit nuk kanë nevojë të presin në degët në mënyrë që të bëjnë depozita / tërheqje në para ose transferta.

Një kartë debiti biznesi është metoda më e besueshme e pagesës për t'u përdorur.

Karta e Debitimit të Biznesit ka disa funksione sigurie.

Kartat janë të pajisura me një numër identifikimi personal (PIN) dhe përdorin teknologjinë CHIP për të ruajtur dhe informacionin.

Aplikimi për Kartë Debiti Biznesi mund të bëhet në cilëndo degë të BKT.