BKT WhatsApp

Banka Kombëtare Tregtare ju jep mundësinë të merrni një informacion të përgjithshëm mbi produktet tuaja bankare si dhe të produkteve dhe shërbimeve që BKT ofron, në vendin dhe kohën që dëshironi duke përdorur shërbimin e BKT Whatsapp në numrin +355674000018. Për t’ju siguruar me një përvojë të pasur komunikimi dhe të kontaktoni bankën tuaj nga kudo, kemi zgjedhur aplikacionin WhatsApp për të qenë më afër klientëve tanë.
BKT Whatsapp është një platformë mesazhesh për telefonat celularë, i cili ju lejon të shkëmbeni mesazhe pa pasur nevojë të paguani për SMS. Ju duhet të keni aktive një linjë interneti gjatë përdorimit të WhatsApp dhe nuk ka kosto shtesë për dërgimin e mesazheve.

Pse të përdorni BKT Whatsapp:

•    Shpejtësi: Duke kontaktuar nëpërmjet BKT Whatsapp, ju do të keni një shërbim më të shpejtë
•    Pa Tarifa shtesë: BKT WhatsApp përdor lidhjen e internetit të telefonit tuaj (4G / 3G / 2G / EDGE ose Wi-Fi) i cili ju lejon të shkëmbeni mesazhe për të kontaktuar me Bankën dhe ju nuk duhet të paguani për çdo mesazh që dërgoni.
•    Jo Tarifa Ndërkombëtare: Nuk ka asnjë pagesë shtesë për të dërguar mesazhe WhatsApp ndërkombëtarisht. Komunikoni nëpër botë duke shmangur tarifat ndërkombëtare për SMS.

Si të kontaktoni shërbimin e BKT Whatsapp:

1.    Ruani numrin e  BKT Whatsapp në kontaktet e telefonit tuaj; +355674000018 Në mënyrë që të dërgoni mesazhe me BKT Whatsapp, numri duhet të jetë i ruajtur në kontaktet e telefonit tuaj. Sigurohuni që numri i telefonit te BKT Whatsapp të jetë ruajtur në listën e kontakteve të telefonit tuaj.
2.    Shkarkoni WhatsApp për telefonin tuaj. Aplikacioni është në dispozicion në faqen zyrtare të aplikacionit dhe në iTunes App Store dhe Android Marketplace.
3.    Hapni aplikacionin nga telefoni juaj. Krijoni një llogari WhatsApp që do të jetë i lidhur me numrin e telefonit tuaj. Lejoni WhatsApp për të sinkronizuar kontaktet tuaja në mënyrë që të dërgoni mesazhe.
4.    Pasi të keni hyrë në llogarinë tuaj Whatsapp, ju do të shihni të gjitha kontaktet tuaja që tashmë kanë një llogari WhatsApp, ku do të gjeni edhe BKT WhatsApp.
5.    Zgjidhni nga lista e kontakteve numrin e telefonit të BKT WhatsApp dhe dërgoni mesazhin tuaj rreth informacionit që kërkoni.

Çfarë informacioni mund të merrni duke kontaktuar në BKT Whatsapp?

1.    Të gjeni informacion të përgjithshëm lidhur me produktet bankare, oraret e sherbimit, adresat e degeve etj.

2.    Të gjeni informacion mbi Degën Internet:
a.    Të informoheni mbi kushtet e regjistrimit në Degën Internet
b.    Të informoheni mbi kushtet e përdorimit të Degës Internet
c.    Të raportoni një problem mbi hapat e regjistrimit/ hyrjes në Degën Internet
d.    Të raportoni një problem mbi kryrjen e një transaksioni në Degën Internet

3.    Të gjeni informacion mbi BKT Smart:
a.    Të informoheni mbi kushtet e regjistrimit në BKT Smart
b.    Të informoheni mbi kushtet e përdorimit në BKT Smart
c.    Të raportoni një problem mbi hapat e regjistrimit/ hyrjes në BKT Smart
d.    Të raportoni një problem mbi kryrjen e një transaksioni në BKT Smart

4.    Të informoheni mbi ATM-t e BKT:
a.    Të informoheni mbi vendndodhjen e ATM-s më të afërt
b.    Të raportoni një problem mbi ATM-t e BKT

5.    Të informoheni mbi Degët e BKT:
a.    Të informoheni mbi oraret e shërbimit të degëve
b.    Të informoheni mbi adresën e degëve
c.    Të informoheni mbi numrat e kontakteve të degëve

6.    Të raportoni një sugjerim mbi produktet dhe shërbimet e ofruara nga BKT

7.    Të raportoni një pakënaqësi/ ankesë mbi produktet dhe shërbimet e ofruara nga BKT

8.    Të njiheni me ofertat e fundit aktive për produktet e shërbimet e BKT

Shënim: BKT ju rekomandon të mos ndani informacione/ të dhëna personale nëpërmjet shërbimit BKT WhatsApp.
Për të marrë informacion të detajuar, ju lutemi të kontaktoni në shërbimin 24 orë në 7 ditë të javës të Call Center në numrin e telefonit +35542266288.