Depozito nëpërmjet PAY & GO

 

Depozito nëpërmjet PAY & GO

 

Shërbimi Pay & Go është një risi që BKT ofron për klientët e saj duke i ofruar mundesinë të kryejnë depozitime në çdo kohë në llogarinë e tyre pa patur nevojë të paraqiten në një nga degët e BKT-së.  Nëpërmjet një bashkëpunimi me Kompanine Pay & Go e cila ka një rrjet prej 250 terminalesh në Tiranë e Durrës dhe po zgjerohet edhe në qytete të tjera është bërë i mundur ofrimi i shërbimit të depozitimeve në LEKE (24 orë në 7 ditë të javës), pranë terminaleve të Pay & Go për një limit ditor deri në 99.999 ALL. Shuma e depozituar në terminal kalon automatikisht në llogarinë rrjedhëse individuale të klientit të BKT-së.
Klienti mund të përdorë njërën nga dy mënyrat e mëposhtëme për të kryer këtë shërbim:

Nëpërmjet një SMS-e (në numrin e celularit të regjistruar në sistem), klientit i dërgohet FNP dhe informacioni për komisionin e shërbimit 50 lekë. Nga terminali printohet automatikisht një faturë me të dhënat e shumës së depozituar në llogari, vlera e komisionit të shërbimit dhe shumës totale të fondit të depozituar në terminal.
Klienti mund ti perdori fondet e kaluara në llogarinë e tij rrjedhëse menjëherë për të kryer pagesa faturash, kartash, këste kredie, transferta, etj.
Si gjithmonë BKT vjen me pranë klientëve të saj nëpermjet mundësive alternative për ti shërbyer në çdo kohë dhe me përkushtim.