Booking.com
Banka Kombëtare Tregtare në bashkëpunim me Booking.com vjen me një ofertë fantastike për të gjithë kartëmbajtësit e vet.
- Nëse bëni rezervimin e pushimeve tuaj në booking.com duke përdorur si mjet pagese KARTAT E DEBITIT të BKT atëherë do të përfitoni si kthim të parave mbrapsht/cash-back 4% të vlerës totale. Kjo shumë do të kreditohet në llogarinë personale të lidhur me kartën.
- Nëse bëni rezervimin e pushimeve tuaj në booking.com duke përdorur si mjet pagese KARTAT e KREDITIT të BKT atëherë do të përfitoni si pikë bonus 4% të vlerës totale. Kjo shumë do të kreditohet në formën e pikëve në kartën tuaj.
Kushtet e Fushatës:
Për të përfituar nga kjo ofertë duhet që faqja e Booking.com të aksesohet vetëm nëpërmjet këtij linku fushate:
Oferta përfitohet vetëm nëpërmjet aksesimit të linkut sikurse është përmendur më sipër.
Fushata është e vlefshme për hotelet e booking.com pagesa e të cilave bëhet vetëm me kartat e BKT.
Të përfshirë në fushatë janë të gjithe kartat e Debitit dhe Kreditit të BKT.
Për pagesat e bëra me kartë debiti (BANKOMAT), 4% e shumës totale do të kthehet mbrapsht si lekë/cash në llograinë personale lidhur me kartën ndërsa për pagesat e bëra me kartat e kreditit (PRIMA), 4% e shumës totale do kthehet mbrapsht si pikë bonus në kartën tuaj.
Kreditimi I lekëve/pikëve bonus do të bëhet në kartë 30 deri në 60 ditë pasi është kryer pagesa totale e hotelit.
Kreditimi I lekëve/pikëve bonus është 4% e kostos totale së akomodimit pavarsisht shumës së shpenzuar. Shuma që do të kreditohet do të llogaritet në bazë të kursit të këmbimit të përcaktuar nga VISA/MasterCard ditën e kreditimit dhe do të kthehet gjithmonë në monedhën Lekë.
BKT dhe Booking.com ruan të drejtën e ndërprerjes ose ndryshimit të kushteve të fushatës në çdo moment.