Kredi e gjelbër

Kredi e Gjelbër për Individë


Pse duhet që të investoj në efiçencën e energjisë?


Përfitimet kryesore nga investimi në efiçencën e energjisë


Çfarë është Kredia e Gjelbër?
Kur vjen fjala te shtëpia secili mendon se si ta bëjë atë më komode duke shpenzuar më pak.  Dhe kur mendohet të merret një kredi për të realizuar komfortin e kërkuar, na duket gjithnjë e shtrenjtë.
Kredia e Gjelbër është mundësia për ti pasur të dyja: Komfortin dhe koston e ulët.
Kredia e Gjelbër e BKT vjen me një normë interesi preferenciale dhe është zgjidhja e duhur për të gjithë individët që duan të investojnë në shtëpitë e tyre në produkte apo sisteme që realizojnë kursimin e energjisë. Përfundimi është fatura energjie më të ulta, këste më të ulta kredie dhe komoditeti i dëshiruar.

Çfarë mund të financohet me Kredinë e Gjelbër?
Izolimi i ndërtimit


Ngrohja


Ndriçimi
Zëvendësimi i ndriçimit të vjetër me një ndriçim të ri më efikas


Pajisjet elektro-shtëpiake
Blerja e pajisjeve elektroshtëpiake me etiketën e EU


Kushtet e Kredisë së Gjelbër janë:
Kredia e gjelbër për Individë deri në 1,000,000 lekë:

Monedha

Lekë

Afati maksimal

Deri në 7 vjet

Norma e interesit

Fillon nga 5.5%

Komisioni i disbursimit

Fillon nga 2%(jo me pak se 1,500 Lekë)

Komision aplikimi

nuk aplikohet

Garancia e kërkuar

Kredia do të sigurohet nëpërmjet dorëzanisë. Numri i dorëzanësve varet nga shuma e kredisë dhe marrdhënia e klientit me bankën. Infomacion i detajuar jepet në Fletën e informacionit para-kontraktor.



Kredia e Gjelbër për Individë mbi 1,000,000 lekë deri në 6,000,000 lekë (ose 50,000 Euro)

Monedha

Lekë, Euro

Afati maksimal

Deri në 15 vjet

Norma e interesit

 

 

në Lekë    

Fillon nga 3.5%

 

në Euro               

fillon nga Euribor +7% (Jo më pak se 9%)

 

Komisioni i disbursimit

1%

Komision aplikimi

nuk aplikohet

Garancia e kërkuar

Pasuri e patundshme (preferohet ajo që do të rregullohet)




Kush mund të aplikojë për Kredi të Gjelbër?
Mund të aplikojë për Kredinë e Gjelbër çdo  individ që ka të ardhura mujore fikse dhe të qëndrueshme, të cilat mund të burojne nga:


Këshilla të thjeshta për kursimin e energjisë për familjet
Pa kosto:
Duke e ulur ngrohjen tuaj me vetëm 1 °C, mund të ulni koston e ngrohjes me 10%.
Ju mund të kurseni rreth 500-600 lekë çdo muaj, duke siguruar që pajisjet tuaja të fiken dhe të mos lihen ndezur.
Mos harroni të hapni perdet dhe grilat gjatë ditës për të pasur një dritë natyrore e ngrohje nga dielli në dimër.
Një dush i shkurtër mund të harxhojë më pak se një e treta e ujit të përdorur për t’u larë në vaskë, kështu do të kurseni rreth 500-700 lekë në muaj energji.

Me kosto të ulët:
Termoizolimi i banesës ndihmon në reduktimin e energjisë që ju duhet për të ngrohur banesën tuaj dhe mund të kursehet deri në 50-80% në vit në faturat e ngrohje-ftohjes.
Zëvendësimi i bolierit të vjetër joefikas me një model të ri më efikas, mund të ulë faturën tuaj të ngrohjes deri ne 25%.
Instalimi i panelit diellor do t'ju japë ujë të nxehtë falas dhe do të paguajë veten për disa vjet.
Zëvendësoni të gjitha llambat joefikase në shtëpinë tuaj me llamba fluoreshente kompakte dhe kurseni deri në 10-15% të faturës mujore të energjisë.
Përmirësoni pajisjet e tilla si frigorifer, makinë larëse ose tharëse, pjatalarëse me një etiketë energjie (të tillë si ajo e BE apo ENERGY STAR).


Për informacione të mëtejshme klikoni më poshtë në Fletën e standardizuar të informacionit parakontraktor

Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredinë e Gjelbër
Ju lutem shkarkoni Fletën e standardizuar të informacionit parakontraktor