Llogari Kursimi

 

Rrisni çdo ditë vlerën e kursimeve tuaja me BKT, për të arritur qëllimet tuaja më shpejt!
Pse të kursejmë?

Si kursejmë?

Hapja
Mund të kryhet në çdo moment në të gjithë rrjetin e Degëve të BKT ose nga Dega Internet
Monedha e hapjes : Lekë, Euro Dollar dhe Paund
Përfiton çdo individ mbi moshën 18 vjeç vetëm duke paraqitur dokumentin e identifikimit
Përfiton çdo i ri mbi moshën 14 vjeç në prani të përfaqësuesit ligjor duke paraqitur dokumentat e identifikimit dhe çertificatë familjare  
 

Kreditimi
Kreditimet në llogari janë të palimituara.
Në llogarinë e kursimit në çdo moment nga çdo person i interesuar mund të kryhen depozitime dhe të priten transferta në shuma nga më të ndryshmet.
Pagesa Perjodike e bën më të thjeshtë kursimin. Nëpërmjet një llogarie rrjedhëse mbajtësi i llogarisë përcakton vetë shumën fikse dhe periodicitetin që kërkon të kalohet automatikisht në llogarinë e kursimit.
 

Interesi
Sa më e lartë shuma që mbani gjendje në llogari aq më i lartë shuma e interesit që do të përfitoni.
Ju jeni gjithnjë fitues sepse interesi juaj nuk humbet edhe po të kryeni tërheqje nga llogaria e kursimit.
Interesi llogaritet mbi gjendjen ditore dhe përfitohet në fund të çdo tremujori.
Banka është e detyruar me ligj të mbajë tatim në burim mbi interesin bankar të miratuar me ligj dhe të aplikueshëm në momentin e përfitimit të interesit nga klienti.
 

Për më shumë informacion
Drejtohuni në degën BKT më afër jush ose kontaktoni Call Center në numrin +355 4 22 66 288
Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë  dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave -  www.asd.gov.al