Lajmërime

JCR Eurasia Rating rivlerëson BKT me AAA (Alb) për të nëntën herë radhazi


Tiranë, Shqipëri (12 Qershor, 2017) - JCR Eurasia Rating, ka vlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) për të nëntën herë radhazi me notën ‘AAA (Alb)’ dhe me një situatë “të qëndrueshme” në terma afatgjatë në nivel kombëtar e cila tregon nivelin më të lartë të investimit. Për më tepër, JCR-ER ka përcaktuar Notën Afatgjatë Ndërkombëtare në Monedhë të Huaj dhe Vendase të BKT-së në “BBB-”, një nivel më lart se vlerësimi maksimal i vendit.

JCR Eurasia Rating është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë. AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda tregut vendas dhe tregon se BKT ruan pozitat e saj si institucioni bankar më i besueshëm dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri.

JCR-ER ka vërejtur se duke zotëruar 27,23% të tregut përsa i përket aseteve, BKT dominon sektorin bankar Shqiptar si banka më e madhe në Shqipëri. BKT ka performuar në menyrë të dukshme mbi mesataren e sektorit në të gjitha fushat kryesore të aktivitetit bankar si asetet, huatë, depozitat, kapitalin dhe fitimin neto, duke forcuar pozitën e lidershipit në tregun Shqiptar. Ashtu si edhe në vitet e mëparshme, treguesit e përfitueshmërisë mbi mesataren e sektorit, baza shumë e gjerë e depozitave, rritja mbi mesataren, niveli shumë i ulët i kredive me probleme dhe rritja e pjesës së tregut janë faktorët kryesorë që e diferencojnë BKT-në nga sektori në një drejtim pozitiv dhe mbështetës kundrejt të gjitha vlerësimeve të dhëna.

BKT zotëron rrjetin më të madh të degëve në sektorin bankar Shqiptar, i integruar me përdorimin efektiv të kanaleve alternative të shpërndarjes, përfshirë këtu ATM, internet dhe mobile banking. Si gjithmonë, një pionere në implementimin e risive tekonologjike, e drejtuar edhe nga kërkesat e klientëve, BKT është fokusuar në bankingun dixhital, duke ofruar shërbime innovative me produktivitet dhe perfitueshmëri të lartë.

Lajmet e tjera

BKT feston rihapjen e degës historike në Durrës
Sot më datë 23 nëntor në qytetin e Durrësit u festua rihapja e degës historike të BKT në këtë qytet.
JCR Eurasia Rating konfirmon BKT me notën ‘'AAA (Alb)''
​JCR Eurasia Rating ka vlerësuar strukturën e konsoliduar të Banka Kombëtare Tregtare Sh.A dhe ka konfirmuar notën e vlerësimit ‘’AAA (alb)’’
Intervistë për revistën Monitor, Shtator 2023 nga Z. Seyhan Pencablıgil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT
Në një intervistë për revistën Monitor, Z. Seyhan Pencablıgil Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT flet rreth ecurisë së BKT gjatë vitit 2023 dhe pritshmëritë për periudhën në vijim