Llogari

Funksioni kryesor i të gjitha llogarive është mbajtja dhe ruajtja në mënyrë të sigurt e parave. Në varësi të llojit, llogaria mund të aksesohet dhe përdoret për veprime të ndryshme bankare. Llogaria rrjedhëse është llogaria më fleksibël, me akses dhe përdorim maksimal.

Çdo marrëdhënie me bankën fillon dhe është e lidhur me llogarinë. Llogaria shërben për të ruajtur të sigurta paratë tuaja dhe për t” përdorur ato sa herë ju nevojiten, për të paguar faturat, kredinë apo kartën e kreditit, për të hapur depozita, për të paguar për blerjet tuaja me anë të kartës së debitit. Karta e debitit shërben edhe për të tërhequr para nga llogaria juaj nëpërmjet ATM-së, pa qenë e nevojshme të vini në bankë.

Bazuar në ligjin “Për Sigurimin e Depozitave” nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë  dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave -  www.asd.gov.al