Kredi për Blerje / Ndërtim Shtëpie

Përshkrimi i produktit

Për shumë prej nesh, blerja e një pasurie rezidenciale është një nga vendimet më të rëndësishme si dhe ndonjëherë transaksioni më i madh financiar që mund të bëhet në jetë dhe që mund të ndryshojë tërësisht standardet e jetesës.
Nëpërmjet kredive hipotekore synohet të përmbushen nevojat personale të individëve për blerje, ndërtim ose rindërtim të një prone rezidenciale.

Por jo të gjithë mund të blejnë një shtëpi me fondet e veta!

Tashmë BKT mundëson kredi për shtëpi me financim deri në 100% të vlerës së investimit!

Norma fantastike interesi dhe miratim super i shpejtë.

Aplikoni pranë degëve të BKT-së dhe do të përmbushni ëndrrën për të patur dhe ju një shtëpi tuajën!

Informacion i përgjithshëm

Bankat e nivelit të dytë përdorin si normë bazë të llogaritjes së interesit të kredive përgjithësisht normën e Bonos së Thesarit 1 vjecare për kreditë ne monedhë Lekë ndersa si norme baze te llogaritjes se kredive ne monedhen EURO perdorin normen e Euriborit 1 vjecar.

“Bono e Thesarit” - është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.
Bonot e Thesarit emetohen në monedhën kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore. Rezultatet për ankandin e bonove të thesarit shpallen në të njëjtën ditë të organizimit të tij dhe publikohen në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë në adresën: www.bankofalbania.org.
 
“Euribor, ose Norma e Ofertës Ndërbankare Euro”, është një normë reference e publikuar nga Instituti Evropian i Tregjeve të Parave, bazuar në normat mesatare të interesit në të cilat bankat e Eurozonës ofrojnë të huazojnë fonde për bankat e tjera në tregun ndërbankar. Informacioni në lidhje me interesat e euriborit është i publikuar në adresën https://www.euribor-rates.eu/ecb-refinancing-rate.asp.
 
Shembull:
Norma e Bonos se Thesarit 1vjecar ne datë 31.07.2023 është 3.21%
Norma e Eurborit 1 vjecar në date 31.07.2023 është 4.11% 
 

Afatet dhe Kushtet

 
Lloji i produktit LTV - Shumë Kredie / Vlerën e Hapur të Tregut të Pronës së Ofruar si Kolateral Formula e normës së interesit në monedhën Lekë Formula e normës së interesit në monedhën Euro
Kredi për Shtëpi – Lloji i kolateralit të ofruar (Apartament/Tokë dhe Ndërtesë) në emër të kredimarrësit /  bashkëkredimarrësit 80% Klientë Pagamarrës në BKT: 2.5% fikse per vitin e pare me pas Bono Thesari 1 vjecare + 1.5% jo me pak se 2.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)

Klientë të Tjerë: 3% fikse per vitin e pare me pas Bono Thesari 1 vjecare + 2% jo me pak se 3% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
Klientë Pagamarrës në BKT: 3% fikse per vitin e pare me pas Euribor 1 vjecar + 2.5% jo me pak se 3.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)

Klientë të Tjerë: 3.5% fikse per vitin e pare me pas Euribor 1 vjecar + 3% jo me pak se 4% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
Kredi për Shtëpi – Kolaterali i ndryshëm nga objekti i kredisë 75%
Kredi për Ndërtim Shtëpie 75%
Kredi per Blerje Shtepie – Kolaterali i njejte me objektin e kredise 81%-100% Norma e Interesit do të jetë 1% më e lartë mbi normën që i përket kategorisë së klientit siç është përcaktuar për (Monedhën Lekë dhe Euro)
Për llojin e kolateralit Tokë Bujqësore shuma e vlerës së kredisë nuk mund të jetë më e madhe se 50%.
Afati i kredisë Deri në 25 vjet për Monedhën Lekë

Deri në 25 vjet për Monedhën Euro
Shuma maksimale e kredisë Deri në 50,000,000 Lekë / EUR 400,000
Komisioni i Disbursimit të Kredisë 1% e shumës së kredisë

0% per blerje kredie nga banka te tjera (vetem ne rastet kur kontrata e kredise qe do te blihet permban komision ripagimi te parakohshem)
Klientët mund të zgjedhin ose jo sigurimin e jetës ose të pranojnë një normë me të lartë interesi. Në rast se klienti zgjedh të mos bëjë sigurimin e jetës, opsionet janë:

Nëqoftëse klienti është deri në moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 0.5 % më e lartë.
Nëqoftëse klienti është mbi moshën 45 vjec, norma e interesit do të jetë 1 % më e lartë.


Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi për Blerje/ Ndërtim Shtepie.
Ju lutem shkarkoni Informacionin e Standartizuar Parakontraktor.

 APLIKO TANI