Kredi per te pastrehet nga termeti

Financimi pa interes për të pastrehët nga tërmeti është një produkt që BKT ka për qëllim ti ofrojë individëve të prekur nga tërmetet e ndodhura në Shqipëri në 21 Shtator dhe 26 Nëntor 2019, në formën e blerjes së një pasurie të patundshme me një çmim të dakortësuar ndërmjet palëve, qiradhënësit dhe qiramarrësit, sipas së cilës klienti është dakort të përdorë pronën në këmbim të qirasë për një afat të përcaktuar gjatë së cilës qiramarrësi do ti paguajë qira bankës.
 
Prona që do të jetë objekt i kontratës së qirasë do të propozohet nga vet klienti dhe më pas do të paraqitet dokumentacioni përkatës për këtë pronë pranë bankës në mënyrë që të kryhet proçesi i shitblerjes. Prona objekt i kontratës së qirasë duhet të jetë e rregjistruar në ASHK.
Banka do të financojë deri në 100% të vlerës së kontratës së shitblerjes (100% bazuar në OMV).
 

Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për kredi pa interes për të pastrehët nga tërmeti

Ju lutem shkarkoni fleten e standardizuar të informacionit parakontraktor