Përditësoni shtëpinë tuaj

Përditësoni shtëpinë tuaj

Një pjesë e çifte të reja të cilët fillojnë të jetojnë bashkë, kanë tendencën që të blejnë shtëpinë e tyre të parë në periferi të qytetit ku çmimet e shitjeve janë më të ulëta duke qënë se nuk mund të përballojnë një çmim blerje të lartë.
Pas një periudhe kohe, disa prej tyre bëhen më të shëndetshëm financiarisht dhe kërkojnë të lëvizin në një vendbanim më afër qendrës ose në një shtëpi më të madhe dhe kërkojnë të shesin shtëpinë ekzistuese.

Pikërisht për këtë kategori BKT ka menduar të ofrojë një produkt të ri kredie duke:

Financuar  deri në 100% të çmimit të shitblerjes të shtëpisë së re
Paguar për 2 vitet e para vetëm interesin.

Nëse një klient merr një Kredi për Shtëpi në BKT për të financuar transferimin në një vendodhje më të mirë ose në një shtëpi më të madhe, dhe duke qënë se shitja e shtëpisë ekzistuese mund të vonojë pak, ne ofrojmë për të, një mënyrë ripagimi kredie që përshtatet më mirë me situatën financiare.

Termat dhe kushtet:  

Norma e interesit

Interesi i Kredise per Shtepi + 0.5% me shume per periudhen me pagese interesi vetem

Kriteri i financimit

100% te cmimit te shitblerjes

Komisioni i parapagimit

0% per periudhen me pagese interesi vetem

Kolaterali

Shtepia ekzistuese dhe shtepia e re qe po blihet

Mbulimi me kolateral

Njesoj si Kredia per Shtepi

Shuma e kredisë së kërkuar do të disbursohet në dy kontrata kredie me karakteristikat specifike si më poshtë:

1. Karakteristikat e kredise se pare:
 

o    Shuma e kredisë: e barabarte me vlerën imediate e likujdimit të shtëpisë ekzistuese
o    Kësti mujor i kredisë: me pagesë vetëm interesi dhe pagesë e plotë e principalit në datën e maturimin së kredisë.
o    Norma e interesit: 0.5% më e lartë se normat aktuale të Kredisë për Shtëpi (sipas kategorisë së klientëve)
o    Komision parapagimi: 0% nëse klienti likuidon pjeserisht ose totalisht kredinë me fondet e gjeneruara nga shitja e shtëpisë ekzistuese.

2. Karakteristikat e kredisë së dytë:

o    Shuma e kredisë: E barabartë me Shumën totale të Kredisë së kërkuar duke i zbritur Shumën e parë të kredisë së disbursuar (në kontratën e pare)
o    Norma e interesit: Përgjatë periudhës kur paguhet vetëm interesi, norma e interesit do të jetë 0.5% më e lartë sesa normat aktuale e Kredisë për Shtëpi, ndërsa më pas do të aplikohen normat aktule të Kredisë për Shtëpi (sipas kategorisë së klientëve)
o    Kësti mujor i kredisë: Do të jetë vetëm pagesë interesi për dy vitet e para të kredise. Pas dy viteve të para të kredisë, kredia do të ripaguhet me këste të barabarta mujore.
o    Komisioni i pagapagimit: Do të jetë 0% nëse klienti likuidon pjeserisht ose totalisht kredinë brenda dy viteve të para të kredisë me fondet e gjeneruara nga shitja e shtëpisë ekzistuese

Kolateralët do të jenë të dyja apartamentet (shtëpia ekzistuese dhe shtëpia e re që do të blihet) në mënyrë që të plotësohen koeficentët e mbulimit për Kredinë për Shtëpi standarte.