Pagesa Fature

 

Faturat e printuara i përkasin së shkuarës
Eshtë koha e sistemeve moderne
 
BKT në marrëveshje me Operatorët: ALBtelecom, Telekom Albania, OSHEE, UKT, UKD, UKKO & UKV ju vjen në ndihmë të paguani faturat të gjitha njëherësh dhe në mënyrën më të thjeshtë – PA FATURË, mjafton që të dini numrin tuaj të abonentit. Për Operatorët e tjerë nevojitet fatura. 
 
Ne BKT:
 
 
Pagesë Fature në BKT
Duke i dhënë numrat tuaj të abonentit (klientit, kontratës), punonjësja e bankës do të gjejë detyrimet e faturave tuaja. Pasi të konfirmoni pagesat e faturave, do të pajiseni me mandatet e pagesave.
 
Pagesë Fature nga Dega “Internet”
Nëse jeni rregjistruar apo rregjistroheni në BKT Dega “Internet”, nga menuja Faturat / Pagesë Fature, vetëm duke plotësuar numrat e abonentit ju do të gjeni dhe paguani detyrimet e faturave tuaja. Në çdo moment, mund të kontrolloni ose të printoni e-mandat nga menuja Faturat e Paguara.
 
Autorizim për Debitim Direkt (pagesë automatike fature)
Në vend që të paguani fatura çdo muaj, ju mund të autorizoni bankën ta bëjë këtë për ju, nëpërmjet debitimit direkt. Aplikoni në degët e BKT ose nga dega “Internet”.