Vlerat Etike

Etika e Biznesit

Punonjësit dhe drejtuesit e Bankës duhet:

  • Të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me objektivat dhe interesat e Bankës.
  • Të mos përfshihen në konflikte mes interesit personal dhe detyrës si drejtues ose punonjës të Bankës.
  • Të sillen gjatë gjithë kohës në mënyrë të përshtatsmme me statusin e tyre si drejtues dhe punonjës të Bankës.
  • Të shmangin çdo veprim, veçanërisht çdo prononcim publik ose aktivitet fitimprurës që mund të ndikojë negativisht mbi statusin e tyre ose pavarësinë dhe paanësinë që kërkohet nga ky status.
  • Të ushtrojnë me maturi detyrat në Bankë dhe të ruajnë konfidencialitetin edhe pas përfundimit të kontratës me Bankën.