Politika e Pergjeshmerise Sociale

Banka Kombëtare Tregtare përfshihet në mënyrë aktive dhe të përgjegjshme në iniciativa për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të cilat janë bazat e arritjes së një të ardhmeje më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë.

Për të vazhduar përpjekjet për zhvillimin e qëndrueshëm BKT u bë pjesë e organizatës United Nations Global Compact iniciativës më të madhe botërore për qëndrueshmërinë e korporatave. United Nations Global Compact është një organizatë ndërkombëtare e cila operon në të gjithë botën, me qëllim mobilizimin e kompanive globale që të ndjekin dhe zbatojnë 10 Parimet mbi të drejtat e njeriut, punës, mjedisit dhe anti-korrupsionin.

BKT është jo vetëm anëtare e organizatës së Kombeve të Bashkuara “Global Compact” por edhe firmëtare e Parimeve të Fuqizimit të Grave (Women Empowerment Principles – WEP), duke njohur gjithmonë e më shumë kontributin e grave dhe vajzave, të cilat po udhëheqin kauza të rëndësishme për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme për të gjithë.

Parimet e Fuqizimit të Grave (WEP) janë një grup Parimesh që ofrojnë udhëzime për biznesin se si të promovojnë barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në vendin e punës, treg dhe komunitet. Themeluar nga United Nation Global Compact i OKB-së dhe UN Women, WEP-të janë të formuar nga standardet ndërkombëtare të punës dhe të të drejtave të njeriut dhe të bazuara në interesin dhe përgjegjësinë që kanë bizneset për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave. WEP-të janë mjeti kryesor për nxitjen e korporatave në dimensionet e barazisë gjinore të agjendës së vitit 2030 dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Parimet përfshijnë pagë të barabartë për punë me vlerë të barabartë, praktika të zinxhirit të furnizimit të përgjegjshëm ndaj gjinisë dhe zero tolerancë ndaj ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

Parimet e Fuqizimit të Grave
  1. Udhëheqja e Nivelit të Lartë të Korporatës (Udhëheqja e korporatës është një pjesë kyçe dhe integrale e arritjes së barazisë gjinore dhe një prioritet kryesor strategjik për fuqizimin e grave.)
  2. Trajtojini të gjitha gratë dhe burrat në mënyrë të drejtë në punë pa diskriminim (Trajtimi i drejtë i të gjithë grave dhe burrave në punë përputhet me parimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.)
  3. Shëndeti, Mirëqenia dhe Siguria e Punonjësve (Punëdhënësit luajnë një rol kyç në ruajtjen dhe promovimin e shëndetit fizik dhe emocional, sigurisë dhe mirëqenies së punonjësve të tyre gra dhe burra.)
  4. Edukim dhe trajnim për avancim në karrierë (Programet efektive për të mbështetur avancimin profesional të grave përfshijnë edukimin dhe trajnimin që plotësohet nga programet të dedikuara)
  5. Zhvillimi i ndërmarrjes, zinxhiri i furnizimit dhe praktikat e marketingut (Reklamimi është një shtytës i fuqishëm për të ndryshuar perceptimet dhe për të ndikuar në normat sociale.)
  6. Iniciativat dhe mbrojta e komunitetit (Kompanitë po investojnë gjithnjë e më shumë në programet e zhvillimit të komunitetit për të dhënë kontribute të vlefshme, efektive dhe të përgjegjshme për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.)
  7. Matja dhe Raportimi (Kërkohet transparencë dhe llogaridhënie që kompanitë të mbajnë angazhimet e tyre për barazinë gjinore në vendin e punës, në treg dhe në komunitet.)

Qëllimi i Politikës së Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës

Kjo Politikë e Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës është përgatitur në përputhje me Ligjin “Mbi Sponsorizimet”, me Ligjin “Mbi Sipërmarrësit dhe Kompanitë Tregtare” gjithashtu edhe me legjislacione te tjera relevante Shqiptare, Dhjetë Parimet e Kompaktit Global të OKB, vlerat etike, normat ndërkombëtare dhe praktikat më të mira  në fushën e përgjegjshmërise sociale, për të siguruar një strukturë për veprimet e Bankës drejt përgjegjshmërisë sociale në mënyrë që të krijojë një impakt pozitiv mbi mjedisin, komunitetin, klientët, punonjësit e BKT dhe të interesuarit e tjerë.

10 parimet themelore që BKT mbështet dhe zbaton:

Të drejtat e njeriut:

  • Parimi 1: bizneset duhet të mbështesin dhe respektojnë mbrojtjen të drejtave të njeriut të shpallura ndërkombëtarisht; dhe
  • Parimi 2: të sigurohen që ata nuk janë të përfshirë në abuzime me të drejtat e njeriut.

Puna

  • Parimi 3: Bizneset duhet të përkrahin lirinë e shoqatave dhe njohjen efektive të të drejtave kolektike;
  • Parimi 4: eliminimin e të gjitha formave të forcës dhe të punës së detyruar;
  • Parimi 5: heqjen efektive të punës se fëmijëve; dhe
  • Parimi 6: eliminimin e diskriminimit në respekt të punësimit dhe pozicionit të punës.

Mjedisi

  • Parimi 7: Bizneset duhet të mbështesin një trajtim parandalues të sfidave mjedisore;
  • Parimi 8: të ndërmarrin iniciativa për të promovuar përgjegjësi më të mira mjedisore;
  • Parimi 9: të inkurajojnë zhvillimin dhe shpërndarjen e teknologjive mbrojtëse të mjedisit.

Anti-Korrupsioni

  • Parimi 10: bizneset duhet të luftojnë kundër korrupsionit në të gjitha format e tij duke përfshirë zhvatjen dhe mitmarrjen. 

Duke qenë pjesë e United Nations Global Compact Banka Kombëtare Tregtare mbështet: 

  • Iniciativën e të bërit biznes me përgjegjësi duke lidhur strategjitë dhe operacionet me parimet mbi të drejtat e njeriut, punës, mjedisit dhe anti-korrupsionin; 
  • Ndërmarrjen e veprime strategjike për të mbështetur Zhvillimin e Qëndrueshëm të shoqërisë, bashkëpunimit dhe inovacionit;

Pjesëmarrësja në United Nations Global Compact tregon përpjekjet dhe iniciativën e vazhdueshme të Bankës Kombëtare Tregtare në krijimin e të ardhmes që të gjithë duam.