Kasetat e Sigurisë

Qëllimi i shërbimit

Banka Kombëtare Tregtare tashmë ofron për ju mundësinë e ruajtjes së sendeve me vlerë brenda një kasete sigurie
, e vendosur në ambientet e brendshme të Bankës. Besimi juaj për të ruajtur sende të çmuara në BKT përkthehet në vendosjen e standarteve të larta të sigurisë nga ana jonë.


Shërbimi i kasetave të sigurisë ofrohet në degën “Ibrahim Rugova”, me adresë:
Dega “Ibrahim Rugova”
Rr.Ibrahim Rugova,
Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 39 418/74 811/43 940
E-mail:
info@bkt.com.al

Sende për t’u ruajtur në Kasetat e Sigurisë
 


Kushtet  Financiare të Shërbimit

Kasetat e sigurimit ofrohen në dimensione të ndryshme për t’u përshtatur me kërkesat tuaja. BKT ofron shërbimin e kasetave të sigurisë me komisione konkurruese në treg. Pervec pagesës së komisionit vjetor ju duhet të mbani të depozituar në Bankë një shumë Garancie në varësi të masës për kasetën e zgjedhur.


Dimensionet e Kasetave të Sigurisë

Dimensionet e kasetave të sigurisë (cm)

Komisioni Vjetor* (TVSH e përfshirë)

Garancia**

Masa 1(A)

6.5*12.5*40

100 EUR

100 EUR

Masa 2(B)

13*12.5*40

160 EUR

160 EUR

Masa 3(C)

6.5*25*40

180 EUR

180 EUR

Masa 4(D)

13*25*40

300 EUR

300 EUR




Komisioni Vjetor është i parapagueshëm dhe i papjestueshëm.
** Garancia do të qëndrojë e bllokuar nga Banka për sa kohë Klienti do të përdor shërbimin dhe kthehet në vlerën e plotë kur Klienti mbyll shërbimin.

Pagesa e qirasë për shërbimin e kasetave të sigurisë kryhet në avancë për afatin kohor 1(një) vjeçar. Shërbimi ofrohet me rinovim automatik dhe kjo realizohet nëse ju dispononi gjendje të mjaftueshme në llogari në datën e përfundimit të Kontratës.

Aksesimi i Kasetës


Kaseta e sigurisë mund të aksesohet në çdo kohë brenda orarit zyrtar të punës në Bankë, pa paguar komision. Kaseta aksesohet nëpërmjet 2 (dy) çelësave: çelësi UNIK i Klientit dhe çelësi UNIVERSAL i Bankës. Vetëm të dy çelësat së bashku mund të hapin kasetën e sigurisë. Ju mund të veproni me sendet tuaja në një dhomë konfidenciale, totalisht në privatësi të plotë.


Avantazhet e Shërbimit