SuperBankomat

Logoja e  SuperBankomat, ju orienton se ku mund të depozitoni para pa limit kohe 24 orë në 7 ditë të javes. Në këtë mënyrë ju kurseni kohë dhe të shijoni lehtësinë e këtij shërbimi.


SuperBankomat-i  njeh dhe numëron kartmonedhat e vendosura dhe llogarit shumën totale për depozitim.
Qindarkat (monedhat metalike) ose kartmonedhat e tjera si USD, GBP etj. nuk pranohen nga kjo pajisje. 
Kini  parasysh të mos vendosni për depozitim kartmonedha të dëmtuara, grisura apo të zhubrosura. 
Sipas rregullores,  banka ka detyrim të  identifikoj dhe bllokojë kartmonedhat e dyshimta dhe të informojë Bankën e Shqipërisë.