Rreth Prima

Rreth Kartës Prima

Karta Prima janë  karta krediti revolving të lidhura me një limit kredie të aprovuar nga Banka. Kartat Prima përdoren për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, paradhënie cash, blerje dhe rezervime në internet 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

BKT në bashkëpunim me kompanitë ndërkombëtare të pagesave Mastercard dhe VISA, ofron për ju PRIMA MASTERCARD STANDART / GOLD dhe PRIMA VISA CLASSIC / GOLD. Me PRIMA MasterCard dhe VISA stili juaj i pagesave do të ndryshojë. Ju do të gjeni një mbështetje financiare kudo që ndodheni dhe në çdo kohë. 

Ne ofrojmë pagesa të shpejta dhe të sigurta për shpenzimet tuaja, pa qenë nevoja të shlyeni në moment. Me kartat Prima mund të blini pa komision në të gjithë botën në çdo POS (pikë shitjeje), në Internet, si dhe mund të tërhiqni cash në çdo ATM  ku shihni logon VISA dhe MasterCard.

Karta Prima ka të gjitha funksionet e një karte krediti dhe për më tepër ajo ka përfitime eXtra të jashtëzakonshme të cilat shtojnë fat dhe zbavitje në jetën tuaj dhe e bëjnë Kartën Prima mënyrën ideale për blerje.

Na ndiqni nëpërmjet Web-it, reklamave dhe rrjeteve sociale për t’u njohur me fushatat eXtra dhe partnerët eXtra bonus dhe eXtra 0%.

Avantazhet e Kartës Prima

  • Printim falas;
  • Përdorim falas për vitin e 1-rë;Për vitet në vahzdim- komisioni vjetor do të kthehet mbrapsh në kartë në formën e bonusit nëse:

- Për kartat e kreditit klasike-1,500 lekë bonus nëse gjatë vitit shuma totale e blerjeve me kartë është me e madhe se 400,000 lekë.

- Për kartat e kreditit gold- 3,000 lekë bonus nëse gjatë vitit shuma totale e blerjeve me kartë është me e madhe se 600,000 lekë.

  • Praktike, e shpejtë, e lehtë në përdorim;
  • Extra Bonus për blerjet pranë tregtarëve partnerë;
  • eXtra Falas, llotari mujore që nxjerr 10 fitues çdo muaj;
  • Extra 0% për blerjet me këste pranë tregtarëve me marrëveshje;
  • Pagesa të shpejta duke kursyer kështu kohën tuaj;
  • Linjë krediti Revolving, mundësi pagese të një pjese të detyrimit (minimumi i detyrueshëm - 25%);
  • Banka ofron 40 ditë kohë për të shlyer të plotë detyrimin e kartës pa paguar interesa shtesë;
  • Pagesë e plotë e faturës mujore me 0% interes;
  • E përdorshme në të gjitha ATM-të dhe POS-et në të gjithë botën aty ku shikoni logon e MasterCard dhe VISA, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë;
  • Përdorim në internet deri në 100% të limitit të kartës Prima;
  • Komision 0 % për blerjet në POS, brenda dhe jashtë vendit;
  •  Komision 0 % për blerjet apo rezervimet në Internet;
  • Ideale për prenotime biletash udhëtimi, rezervime hotelesh, makinash etj.;
  • Blerje me këste në çdo tregtar të pajisur me POS të BKT-së;
  • Kontrolloni shpenzimet tuaja dhe verifikoni çdo transaksion të kryer;
  • Paguani detyrimin tuaj nëpërmjet E-Banking ose në ATM më të afërt pa qenë nevoja të shkoni në degë;
  • Paguani detyrimin tuaj në të gjithë ATM e BKT-se nëpërmjet menu-së: Paguaj Prima-n Time.

 -*Pagesa e detyrimit të kartës ne ATM bëhet vetëm nëpërmjet kartës së Debitit.

  • Blerje në Internet me siguri të lartë – 3D Secure.
  • PIN-i i ndryshueshem sipas dëshirës;

Përdorimi i kartës Prima

Blerje në POS: Karta futet në terminal nga shitësi (arkëtari), i cili më pas plotëson shumën e pagesës. Veprimi duhet të konfirmohet nga ju duke futur PIN-in e kartës, për të vazhduar më tej me konfirmimin e bankës. Shitësi mund t’ju kërkojë edhe një dokument identifikimi për verifikim. Pasi transaksioni kryhet me sukses, shitësi duhet t’ju japë kopjen tuaj të mandatit. Dhe nëse karta përdoret me shirit magnetik, atëherë duhet të firmosni edhe kopjen e mandatit të tregtarit.

Blerje në Internet: Pasi të konfirmoni blerjen në faqen e zgjedhur të internetit do të ndiqni udhëzimet për të plotëuar të dhënat e kartës dhe për të kryer porosinë. Kartat Prima janë të pajisura me 3D Secure Verified by Visa/MasterCard SecureCode për blerje më të sigurta online në faqet e internetit pjesëmarrëse.

Tërheqje Cash: Futeni kartën në ATM dhe më pas zgjidhni opsionin e gjuhës, formoni kodin PIN të kartës, zgjidhni opsionin për tërheqje parash. Përfundoni veprimin duke ndjekur udhëzimet që ju shfaqen në ekranin e ATM-së.

Veprimet me PRIMA në ATM-të e BKT-së:

  • Verifikim dhe printim i limiteve të kartës falas
  • Verifikim dhe printim i detyrimit të faturës së fundit falas
  • Tërheqje (paradhënie) deri në 10% të limitit
  •  Ndryshim PIN-i sipas dëshirës dhe falas

Veprimet në Degën “Internet”:

  • Pagesë karte
  • Tërheqje (paradhënie)
  • Verifikim i kartave dhe limiteve
  • Verifikim i faturave (pasqyrave) dhe transaksioneve të fundit
  • Verifikim dhe ndryshim i limitit për përdorim në internet

Si të aplikoni për kartën PRIMA

Nëse jeni mbi 18 vjeç dhe keni të ardhura në bankë apo nga punësimi, mund të bëni tuajën kartën Prima. Ju mund të aplikoni për kartën tuaj Prima:

  • Në çdo degë të BKT-së
  • Nëpërmjet faqes sonë zyrtare www.bkt.com.al
  • Nëpërmjet E-Banking

Dokumentacioni i nevojshëm që duhet plotësuar:

  • Dokument identifikimi
  • Vërtetim të ardhurash (të të gjitha llojeve) ose depozite prej 110% të limit të kërkuar

Për çdo informacion tjetër referojuni Informacionit Parakontraktor ose kontaktoni Call Center në numrin: +355 (4) 22 66 288.

Këtu mund të aplikoni për kartë krediti BKT Prima