Përditëso të dhënat personale

Pse duhet të përditësoj të dhënat e mia personale në bankë?

  • Për të mundësuar identifikim të saktë
  • Për të mundësuar shërbim më të mirë dhe më të shpejtë nga stafi i bankës
  • Për të mundësuar komunikim të vazhdueshëm me bankën
  • Për të mundësuar përdorimin e teknologjive të reja
  • Për të mundësuar përfitime të vazhdueshme nga produktet ose ofertat e personalizuara të bankës.

Si mund të përditësoj të dhënat e mia personale?

Ju mund të përditësoni të dhënat tuaja personale duke vizituar degën më të afërt të BKT me anë të mjetit tuaj të vlefshëm të identifikimit: Pasaport ose kartë identiteti ID

Nëpërmjet kanaleve online të Degës Internet ose BKT Smart ku ju mund të përditësoni: adresën tuaj të vendbanimit ose email-in.

Çfarë të dhënash personale duhe të përditësoj?

Ju duhet të përditësoni të dhënat tuaja të identifikimit dhe informacionin e kontaktit si Pasaporta/Karta e Identitetit, numri i celularit, adresa e email-it, adresa e vendbanimit etj.

Kur duhet ti përditësoj të dhënat e mia personale?

Rekomandohet që ju të konfirmoni ose përditësoni të dhënat e deklaruara në bankë të paktën 1 herë në vit, gjithashtu edhe çdo herë që ju keni ndryshime në të dhënat tuaja personale dhe të kontaktit.