Të blej një makinë të re apo të përdorur?
Në rastin kur mendojmë për blerjen e një makinë shpesh herë jemi në dilemën duhet të blejë një makinë të re apo të përdorur?
Nuk është se ka një përgjigje definitive sepse çdo gjë është e variushme nga disa pika:
Buxheti
Sigurisht buxheti eshte ai që na vendos gjithnjë limitime për dëshirat tona. Shumë prej nesh do të donin të kishin makinën e ëndrrave, prodhimin e vitit të fundit me të gjitha aksesoret por çdonjëra nga këto detaje janë kosto të cilat ndodh që të kalojnë në vlera me shumë 0 të Euros. Nëse të ardhurat tona nuk e mbulojnë dot këtë kosto mund të konsiderojmë opsionin për marrjen e një kredie për makinë.
BKT ofron kredi për makina të reja të cilat kanë një normë interesi më të ulët se sa kredia për makina të përdorura ku viti i prodhimit të këtyre të fundit duhet të jetë jo më larg se 5 vite nga data e marrjes së kredisë. Duke u nisur nga kosto më e ulët dhe nga kushti i përcaktuar do t’ju interesonte më shumë të blini një makinë të re.
Amortizimi
Makinat amortizohen shumë shpejt e përgjithësisht viti i parë mban pjesën më të madhe të amortizimit. Nëse do të shkonit në një nga koncensionaret që operon në Shqipëri me qëllim që të shisni makinën tuaj të vjetër për të marrë një të re, do mund t’ju llogaritet një kosto amortizimi nga 20-30% në vit dhe makina juaj do të rivlerësohet për vlerën e mbetur.
Po ju japim një shembull:
Ju keni blerë një makinë para 4 vjetesh në një vlerë 32,000 Euro
Nëse amortizimi për vitin e parë do të ishte 30% atëher makina juaj pas vitit të parë do të kishte vlerën 22,400 Euro
Nëse në vitin e dytë, te tretë dhe të katërt do të llogaritet një kosto amortizimi prej 20% për secilin vit atëher makina juaj pas vitit të katërt do të ketë një vlerë përafërsisht prej 11,500 Euro pra në 4 vite ju keni humbur nga amortizimi 20,500 (jo pak në fakt)
Nëse këtë makinë do ta blinit pas vitit të katërt në tregun e përdorur atëherë do ta gjenit me një vlerë jo më tepër se 12,000 Euro. Në këtë këndvështrim ndoshta do të ishte më mirë që dikush tjetër të paguaj koston e amortizimit për ju.
Kosto e mirëmbajtjes
Blerja e makinave të përdorura ka një kosto më të ulët por sigurisht kanë nevojë për mirëmbajtje. Mirëmbajtja kërkon buxhet të vazhdueshëm gjatë vitit si edhe kohën tuaj për ta ndjekur tek mekaniku (ta çosh per ta kontrolluar problemin, te gjesh pjesën që të nevojitet, ta ridërgosh për rikontroll nëse nuk është zgjidhur problemi etj.)
Ndërkohë nëse do të blinit një makinë të re zakonisht ato kanë një periudhë disa vjeçare në garanci për pjesët motorrike dhe ofrohen edhe check-up falas për një periudhë të paracaktuar (kjo do t’ju kursente)
Shpenzimi i karburantit
Makinat e vjetra shpenzojnë më shumë karburant kjo sepse ato nuk kanë opsionet e reja të makinave hibride apo elektronike.
Një opsion i një makine hibride është ajo e cila ka tre versione përdorimi, me karburant, nëpërmjet motorrit elektronik, ose të dyja së bashku. Zakonisht këto makina në shpejtësi të ulët punojnë me motorrin elektronik të cilat vetëkarikohen dhe janë shumë ekonomike për përdorim në zonat me trafik. Në rast se shtohet shpejtësia atëher futet në punë mekanizimi i kabrurantit për ti dhënë më tepër fuqi makinës. Me makinat hibride ke shkaktuar edhe më pak ndotje në ambient.
Prestigji
Shpesh herë hidhet poshtë diskutimi mbi prestigjin duke u shprehur se njësoj e kryen punën, por për shumë individ kjo pikë është e rëndësishme. Nëse ti bën një jetë të mirë dhe ke të ardhura të mjaftueshme pse mos të blesh një makinë të re. Për ty makina është element prestigji ashtu sikurse është për dikë që shpenzon shuma të medha parash për të ngrënë në një nga restorantet më të shtrenjta të qytetit edhe pse mund të hante në një restorant më të lirë të njëjtën cilësi ushqimi, por nuk do të merrte të njëjtin shërbim. Ose për dikë tjetër është e rëndësishme të blej një biletë avioni të klasit të parë ndërkohë që destinacioni është i njëjtë me atë që është ulur në një klas ekonomik por prestigjin nuk e ka të njëjtë.
Nëse për ty ka rëndesi prestigji padyshim që të duhet një makine të re.