TURIZËM

Booking.com

Banka Kombëtare Tregtare në bashkëpunim me Booking.com vjen me një ofertë fantastike për të gjithë kartëmbajtësit e vet.

  1. Nëse bëni rezervimin e pushimeve tuaj në booking.com duke përdorur si mjet pagese KARTAT E DEBITIT të BKT atëherë do të përfitoni si kthim të parave mbrapsht/cash-back 4% të vlerës totale. Kjo shumë do të kreditohet në llogarinë personale të lidhur me kartën.
  2. Nëse bëni rezervimin e pushimeve tuaj në booking.com duke përdorur si mjet pagese KARTAT e KREDITIT të BKT atëherë do të përfitoni si pikë bonus 4% të vlerës totale. Kjo shumë do të kreditohet në formën e pikëve në kartën tuaj.

Kushtet e Fushatës:

Për të përfituar nga kjo ofertë duhet që faqja e Booking.com të aksesohet vetëm nëpërmjet këtij linku fushate:

Oferta përfitohet vetëm nëpërmjet aksesimit të linkut sikurse është përmendur më sipër.

Fushata është e vlefshme për hotelet e booking.com pagesa e të cilave bëhet vetëm me kartat e BKT.

Të përfshirë në fushatë janë të gjithe kartat e Debitit dhe Kreditit të BKT.

Për pagesat e bëra me kartë debiti (BANKOMAT), 4% e shumës totale do të kthehet mbrapsht si lekë/cash në llograinë personale lidhur me kartën ndërsa për pagesat e bëra me kartat e kreditit (PRIMA), 4% e shumës totale do kthehet mbrapsht si pikë bonus në kartën tuaj.

Kreditimi I lekëve/pikëve bonus do të bëhet në kartë 30 deri në 60 ditë pasi është kryer pagesa totale e hotelit.

Kreditimi I lekëve/pikëve bonus është 4% e kostos totale së akomodimit pavarsisht shumës së shpenzuar. Shuma që do të kreditohet do të llogaritet në bazë të kursit të këmbimit të përcaktuar nga VISA/MasterCard ditën e kreditimit dhe do të kthehet gjithmonë në monedhën Lekë.

BKT dhe Booking.com ruan të drejtën e ndërprerjes ose ndryshimit të kushteve të fushatës në çdo moment.

Fushatat e mëparshme

Ndaj pushimet me këste
Karta e kreditit BKT Prima i bën pushimet e tua shumë herë më të lehta duke i ndarë në këste!...
Fito 10% CASHBACK me BKT Prima mastercard® gjatë UNUM Festival!
Festo, paguaj dhe fito CASHBACK me BKT Prima mastercard®! ...
Ndaj në këste biletën e avionit dhe hotelit!
Kartat e kreditit BKT Prima ndodhen pranë jush edhe gjatë pushimeve! ...