TË TJERA

Depozitoni në Super BanKomaT

A keni depozituar ndonjëherë në Super BanKomaT te BKT-së? Nëse jo, atëherë BKT mendon për ju! Ne ju dhurojmë deri në 100 Lekë Cashback!

Depozitimin mund ta kryeni në çdo Super BanKomaT duke përdorur kartën tuaj të debitit.

Ju do të përfitoni Cashback sipas skemës së mëposhtme:

  • Depozitimi i parë -> Përfitoni 30 Lekë Cashback
  • Depozitimi i dytë -> Përfitoni 30 Lekë Cashback
  • Depozitimi i tretë -> Përfitoni 60 Lekë Cashback

*Në çdo bonus do të llogaritet taksa mbi te ardhurat prej 15%.

*Shuma minimale që duhet të depozitoni për të përfituar bonusin është 5,000 Lekë. Në një ditë quhet i vlefshëm vetëm një transaksion depozitimi. Nëse kryeni dy depozitime në një ditë, ju do të përfitoni vetëm një bonus.

Si të depozitoni para në Super BanKomaT?  Ndiqni hapat e mëposhtme dhe depozitoni Lekë në llogarinë tuaj bankare për tu bërë pjesë e fushatës Cashback:

  1. Vizitoni një Super BanKomaT dhe vendosni kartën e debitit BanKomaT dhe PIN-in tuaj.
  2. Zgjidhni funksionin Depozito.
  3. Zgjidhni monedhën që do të depozitoni (vetëm në LEKË).  
  4. Zgjidhni llogarinë ku do të depozitoni fondet.
  5. Vendosni kartëmonedhat horizontalisht në ATM.
  6. Verifikoni shumën e depozituar prej jush dhe zgjidhni opsion vazhdoni për të përfunduar transaksionin.

Afati kohor për të përfituar bonusin përfundimtar prej 100 Lekë, të tre depozitimeve është 2 muaj.

BKT gjithmonë pranë jush!

Fushatat e mëparshme

eXtra Bonus ALBtelecom!
Fito 5% eXtra Bonus në ALBtelecom!...
Paguaj dhe merr shpërblime!
Të çlodhesh është puna më e rëndësishme këtë verë!...
Depozito dhe Fito Cashback (Biznes)
Depozitoni në Super BanKomaT dhe përfitoni Cashback!...