MasterCard Relaks

Fushata është përkohësisht e pezulluar.

Mbajtësit e kartës Gold MasterCard® të BKT mund të përdorin pa pagesë, Sallën e Biznesit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Nëse po udhëtoni për punë apo kënaqësi, MasterCard ofron një avantazh unik për mbajtësit e kartave Gold MasterCard® të BKT. Mbajtësit e Prima Gold MasterCard® mund të përdorin pa pagesë Sallën e Biznesit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Shërbimet e ofruara në Sallën e Biznesit:

  • Pije freskuese
  • Pije alkoolike
  • Sanduiçe
  • Pije të ngrohta
  • Gazeta / Revista
  • TV
  • Internet Wi-Fi
  • Recepsion të dedikuar
  • Informacion mbi fluturimet

Si të përfitoni nga ky shërbim?

Paraqitini kartën tuaj Prima Gold MasterCard® stafit të Aeroportit që ndodhet në Sallën e Biznesit bashkë me biletën tuaj të vlefshme për të udhëtuar të njëjtën ditë, dhe mund të hyni në Sallën e Biznesit.* Udhëtari duhet të jetë mbajtësi i kartës Prima Gold MasterCard®. Emri në biletë duhet të përputhet me emrin në kartën Prima Gold

Kushtet

Hyrja në Sallë nuk ka limit për kohën e qëndrimit të klientëve. Ky shërbim është në dispozicion vetëm të pasagjerëve që disponojnë biletë, pa marrë parasysh klasin e fluturimit apo linjën ajrore. Salla ofron një hapësirë për pirjen e duhanit, jashtë zonës së nisjeve.

Të dhënat e mëposhtme do të mblidhen nga stafi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës:

Emri i bankës që ka lëshuar kartën tuaj dhe 8 shifrat e para të numrit të kartës. Këto të dhëna do të përdoren vetëm për të kontrolluar në se karta kualifikohet për të përfituar këtë shërbim dhe do të ruhen maksimalisht për një periudhë 2 mujore. Të dhënat nuk do të përdoren për qëllime të tjera.

Vendndodhja dhe Oraret

Salla e Biznesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës ndodhet në katin e dytë, mbi ambientet e Duty Free, në zonën e Tranzitit. Hyrja në sallë mund të bëhet vetëm nga zona e nisjes, ngjitur me dyqanin Adrion ndodhen shkallët që të çojnë në Sallën e Biznesit.

Salla e Biznesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës është e hapur të paktën një orë para nisjes së fluturimit të parë dhe një orë pas largimit të fluturimit të fundit nga TIA.

* Stafi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës ka të drejtën të refuzojë hyrjen në Sallë, si dhe të bëjë largimin e pasagjerëve të cilët disponojnë kartën Prima Gold MasterCard ®, në rast se ata shqetësojnë pasagjerët e tjerë në Sallë apo nëse shfaqen të dehur.

** Personave nën moshën 18 vjeç u ndalohet shërbimi i pijeve alkoolike.

Apliko për kartë krediti
BKT Prima

 

Fushatat e mëparshme

MasterCard Relaks
Fushata është përkohësisht e pezulluar....
Ndaje në 6 Këste
Çdo blerje me karta e kreditit Prima të BKT (MasterCard Standard, MasterCard Gold, Visa Classic dhe Visa Gold) mund të ndahet me këste. Përvec ndarjes...