SmartInvest | Banka Kombetare Tregtare

SmartInvest

ÇFARË ËSHTË BKT SMART INVEST?

BKT Smart Invest është një platformë në internet (e disponueshme në kompjuter dhe celular) që lejon klientët e BKT të bëjnë investime ndërkombëtare pa kufij. Klientët mund të zgjedhin midis alternativave të ndryshme të produkteve financiare dhe ata mund të përdorin levën financiare në varësi të instrumentit financiar. 

  • Është e mundur investimi në aksione në kompani ndërkombëtare në shtete të ndryshme si Apple, Alphabet (Google), Volkswagen, Alibaba, Shell, Pfizer Biontech etj. Edhe derivatet (CFD- Kontratat për Diferencë) për aksionet që mund të tregtohen. Kjo i lejon investitorët profesionistë të marrin pozicion më të gjerë se shuma fillestare e investimeve kapitale.
  • Mjetet e investimit në indekset e aksioneve nga “Nasdaq” në “Hong Kong 50” janë në dispozicion.
  • Çdo e mirë materiale duke filluar nga energjia duke përfshirë naftën e papërpunuar Brent dhe WTI, metalet e çmuara duke përfshirë arin, argjendin, platinën etj. Mallrat bujqësorë duke përfshirë grurë, misër, kafe, sheqer, pambuk etj metale përfshirë bakrin, çelikun e mbështjellur me nxehtësi etj, mund të tregtohet. Madje, kontratat mbi kuotat e emëtimeve të karbonit janë në dispozicion. Tregtia e të mirave materiale mund të ndihmojë klientët tanë të mbrohen nga rreziqet e shkaktuara nga luhatjet ekstreme të çmimeve.
  • Fondet e ndërsjella nga vende të ndryshme dhe përbërje të ndryshme mund të blihen dhe shiten përmes Platformës BKT Smart Invest.
  • ETF (Fondet e Tregtuara në Bursë), të cilat në një farë mënyre janë shporta e shumë letrave me vlerë mund të tregtohen në bursa.
  • Tregu i Këmbimeve Valutore me levë financiare, i cili ofron mundësinë për këmbime midis valutave të huaj përgjatë 24 orëve.
PËR MË SHUMË INFORMACION RRETH SMART INVEST:

ÇFARË INVESTIMESH MUND TË KRYEJ NË SMART INVEST?


Me këtë terminologji do ti referohemi tregut të këmbimeve valutore në të cilin tregtohen të gjitha monedhat ndërmejt njëra tjetrës. Ky treg konsiderohet tregu më i madh dhe më likuid në botë. Si një investitor ju mund të blini/ shisni një monëdhe të huaj kundrejt një tjetrës dhe të gjeneroni fitime sipas pozicionit tuaj (pozicion “long” apo “short”).

Ka dy tipe të menyrës së kryerjes së transaksioneve të kembimit:

  1. Këmbim i drejtpërdrejt: Ju mund të kryeni një transaksion këmbimi me sasinë e parave që keni në llogari (metoda klasike e këmbimit të parave nëpërmjet llogarive tuaja ose duke u paraqitur në një pikë këmbimi).
  2. Leva e financiare e këmbimit: Mundësia për të përdorur një sasi të vogël parash, me qëllim për të kontrolluar diçka të madhe. Specifike për tregun e këmbimeve valutore, me një shumë të vogël parash të përdorur nga llogaria tuaj, ju mund të krijoni dhe kujdeseni për një pozicion këmbimi valuator disa herë me më të madh se paratë e që ju keni në llogarinë tuaj rrjedhëse.  

Duke përdorur platformën “Smart Invest”, ju mund të kryeni këmbime valutore me anë të levës financiare. Avantazhi i dukshëm i përdorimit të levës financiare së kësaj platforme, është që ju duke shkëmbyer monedhenat njëra me tjetrën, mund të fitoni një shumë të konsiderueshme parash me një limit të kufizuar kapitali. Por ju gjithashtu duhet të kini parasysh që edhe mund të humbisni një shumë të konsiderueshme parash duke tregtuar me levë financiare. Gjithcka varet nga aftësia, intuita juaj në investim si dhe sa konservativ do te jeni në marrjen e këtyre pozicioneve.

P.sh.: Kursi Euro/ Dollar Amerikan tregon sasinë e Dollarëve Amerikane që mund të blesh me një Euro. Nëse besoni që EUR do të vlerësohet në vlerë kundrejt USD, ju mund të blini EUR me USD duke mbajtur një pozicion “long” ne EUR dhe një pozicion “short” në USD. Nëse kursi i këmbimit rritet ju mund ti shisni Eurot sërisht duke krijuar fitim. Ju duhet të mbani në vemëndje, se kembimet e monedhave në tregjet valutore përmban edhe një risk të lartë humbje. Nëse ju përdorini një leve në pozicionin 10:1 kjo nënkupton që për çdo 1 EUR që keni në llogari ju mund të bëni një ofertë prej 10 Euro. Si shembull nëse ju depozitoni 5,000 EUR, ju do të jeni në gjendje të tregtoni një sasi deri në 50,000 Euro ne treg duke përdorur leven 10 në 1.

Nuk është e domosdoshme që të tregtoni të gjithë shumën prej 50,000 Euro, por ju keni mundësinë për të tregtuar deri në atë shumë.

Më poshtë, po rendisim disa përfitime që ju mund të keni gjatë tregtimit në tregjet e këmbimit valuator:

  • Ju paguani vetëm diferencën Blej/ Shes kundrejt një komsion shumë të ulët
  • Ka një treg 24 orësh – ju përcaktoni kur dhe si të tregtoni
  • Ju mund të tregtoni me levë financiare, por kjo mund të krijoj humbje apo fitim potencial
  • Ju mund të fokusoheni në përzgjedhjen e vetëm të disa monedhave, se sa të shkonit në ivenstimin e disa aksioneve apo instrumentave derivative.
  • Për shkak të levës financiare tregu është i arritshëm në çdo moment.
  • Nuk do t’ju nevojitet një sasi e madhe parash (Minimumi i balancës në llogari duhet të jetë 2,000 Euro)

Te tregtosh monedha të huaja me levë financiare (marzh) mban një risk të lartë dhe mund të mos jetë e përshtatshme për çdokënd.

Përpara se të vendosni të tregtoni monedha të huaja, duke marrë në konsiderate njohuritë dhe eksperiencat tuaja personale, ju duhet të analizoni me kujdes objektivat e investimit dhe nivelin e rrezikshmërisë që merrni përsipër.

Mbani në vemendje: Ju duhet të suportoni humbjen e një pjesë apo të gjithë investimit fillestar, që do të thotë ju nuk duhet të investoni para që ju shkaktojnë dëme të pakthyeshme financiare.

Per me teper detaje ju lutem të vizitoni platformën “Smart Invest”.

 

Tregu dhe shit-blerja e titujve:

Kompanitë të cilat kanë të shpalluara aksionet në publik (në ndryshim nga kompanitë private, të cilat nuk janë të listuara në asnjë treg aksionesh) mund të tregtohen nga investitorët, duke ju dhënë të drejtën këtyre të fundit që të kënë një pjese te aksioneve te kompanise. Kur ju blini aksione, ju beheni aksioner, qe do te thote ju tashme zoteroni nje “pjesë” të kompanisë. Nëse fitimet e kompanisë rriten, ju përfitoni nga këto rritje. Nëse fitimet e kompanisë ulen, në të njëjtin drejtim shkojnë edhe çmimet e aksioneve në zotërim nga ju. Si një aksioner, ju mund gjithashtu të përfitoni nga shpërndarja e dividentëve kur ato paguhen tek aksionerët.     
Aksionet në një treg titujsh mund të blihen dhe shihet nga kushdo nëpërmjet një llogarie në  “Smart Invest”. Aksionet janë blerë dhe shitur me qëllim të rrisin fitimin- bli për 10 $ dhe shit për 20 $ dhe sapo dyfishuat paratë tuaja. Në terma afatshkurtër çmimi i aksioneve lëviz në mënyre rastësore kryesisht të bazuara nga pritjet afatshkurtra, por në afatgjat çmimet kanë tendencë të reflektojnë suksesin e kompanisë.

Duke hapur një llogari në “Smart Invest” ju mund të tregtoni një numër të ndryshem aksionesh në tregjet kryesore të kembimit të aksioneve.

Nëpërmjet llogarisë në “Smart Invest”, ju mund të investoni në aksionet e General Electric, Apple, Nokia, Deutsche Bank, Daimler (Mercedes), Coca Cola etj, ose mund te bëni disa tregtime speculative, duke blerë dhe shitur, për të përfituar nga luhatjet afatshkutra të çmimeve. Me anë të llogarisë së “Smart Invest” ju mund të informoheni në kohë reale për çmimet e aksioneve, statuset e urdhërave tuaja për blerje në tregun e aksioneve, duke krijuar një panorame të qartë të tregut të aksioneve.

Ju mund të kryeni transaksione aksionesh nëpërmjet platformës “Smart Invest” dhe të përfitoni nga leva financiare duke përdorur instrumentin CFD (Kontrata për Diferencë). Avantazhi më i dukshëm i përdorimit të CFD është që ju mund të fitoni një shumë të konsiderueshme parash me anë të një sasie të limituar kapitali. Por ju gjithashtu duhet të kini parasysh që edhe mund të humbisni një shumë të konsiderueshme parash duke tregtuar me levë financiare. Gjithçka varet nga aftësia, intuita juaj në investim si dhe sa konservativ do të jeni në marrjen e këtyre pozicioneve.

Kontratat për Diferencë (CFD) i ofron tregtuesve dhe investitoreve mundësine për të fituar nga luhatja e çmimeve të nje aseti pa patur në zotërim atë. Është një llogaritje e thjeshtë e cila vjen si pasojë e ndryshimit të vlerës së asetit nga momenti aktual (çmimi të sotem) me momentin e lidhjes së kontratës (çmimi në datën e marrveshjes). Kjo arrihet nëpërmjet një kontrate midis klientit dhe brokerit dhe nuk përdoren aksionet.

Shembull: Nëse një aksion ka një çmim shitje prej 15 Euro dhe tregtari blen 100 aksione, kosto e transaksionit do të ishte 1,500 Euro + komisionin dhe tarifa për transaksion. Për të kryer këtë veprim, klientit do ti kërkohet të paktën 1,500 Euro cash nga një broker tradicional, ndërkoh që për një Kontratë për Diference (CFD) zakonisht kërkohet 10 % marzh të vlerës si shumë të ngurtësuar ose duke u bazuar në shembullin tonë kërkohet vetëm 150 Euro. Tregtimi CFD regjistron një humbje që vjen nga diferenca e çmimeve të blerje/ shitje (spread) të CFD-së në momentin e lidhjes së kontratës. Kështu, nëse diferenca e çmimit të shitje/blerje (spread) të CFD-së është 5 cent, aksionet duhet të rriten në vlerë me 5 cent me qëllim që cmimet e CFD-së të arrijë nivelin e barazimit. Në qoftë se ju do të kishit në pronësi aksionin, ju do të rregjistronit një fitim prej 5 cent, por nderkohë do të kishit investuar më shumë kapital dhe paguar një komision shërbimi.

Nëse një aksion ka një çmim blerje prej 16.50 Euro në një llogari tradicionale brokerimi, ai mund të shitet duke krijuar një fitim prej 150 Euro ose me një fitim prej 10% mbi kapitalin e investuar (Euro 150/ Euro1,500=10.0% fitim).

Në rastin e CFD-së, çmimi i blerjes mund të jetë 16.50 Euro, por fitimi nga investimi ne CFD do të jetë me i ulët sepse mbajtësi i CFD-së, për të mbyllur pozicionin e tij, duhet të shkoj në çmimin e shitjes dhe diferenca do të jetë më e madhe se në një treg të rregulluar. Bazuar në këtë shembull mbajtësi i CFD-së fitoi një kthim nga investimi prej 150 Euro ose 100% të kapitalit të investuar (Euro 150 / Euro 150 = 100%).

Tregtimi i aksioneve nëpërmjet CFD-ve përmban një nivel shumë të larte risku, dhe mund të mos jetë e përshtatshme për çdokënd. Përpara se të vendosni të tregtoni aksione nëpermjet CFD-ve ju duhet të konsideroni me kujdes objektivat e investimit, nivelin e ekseriencës dhe nivelin e rrezikshmërisë që merrni përsipër.

KUJDES: Ju duhet të suportoni humbjen e një pjesë apo të gjithë investimin fillestar, që do të thotë ju nuk duhet të investoni para që ju shkaktojnë dëme të pakthyeshme financiare.

Për më tepër detaje ju lutem të vizitoni platformën “Smart Invest”.

 

Mallrat pavarësisht nëse janë të lidhura me ushqimin, energjine, apo metale janë një pjesë e rëndësishme e jetës së perditshme. Çdokush që nget një makinë mund të ndikohet drejtpërdrejtë nga rritja e çmimit të karburantit. Ndikimi i thatësirave në prodhimin e elbit mund të influencojë në çmimin e bukës. Këto mallra mund të shiten dhe blihen në tregjet respektive të tyre. Të mirat materiale (mallrat) mund të jenë një formë e rëndesishme për diversifikimin e portofolit tuaj përtej elementeve të tjerë tradicional. Këto mund të jenë investime afatgjata; formë për të investuar paratë përgjatë një përiudhe paqëndrueshmërie (rënie) të tregut të aksioneve, duke mbajtur parasysh që zakonisht të mirat materiale (mallrat) lëvizin në drejtim të kundërt të çmimit të aksioneve.

Tregu i të mirave materiale udhëhiqet nga parimet bazë ekonomike për kërkesë/ ofertës: një ofertë e ulët e një produkti con në rritjen kerkesës për të, si rrjedhojë çmimet për këtë produkt rriten ose e anasjellta.  Kina dhe India duke u shfaqjur si lojtarë të rëndësishëm të procesit prodhimit ka kontribuar në rënien e disponueshmërisë së metaleve industriale, si çeliku, për të gjithë pjesën tjetër të botës.

Kategoritë e të mirave materiale (mallrave) që tregtohen në “Smart Invest” janë si më poshtë:

  • Metale (si ari, argjendi dhe bakeri)
  • Energji (si lende djegese e perpunuar ose per ngrohje)
  • Bujqësi (si sheqer, misër, sojë dhe kafe)

Një nga mënyrat më të zakonshme të investimit në të mira materiale është një kontratë e së ardhmes (Futures).

 

Një kontratë e së ardhmes është nje marrëveshje për të blerë ose shitur një sasi të caktuar mjetesh, mallrash apo të mirash materiale me një çmim të paracaktuar në një moment të mëvonshëm. Kontratat e së ardhmes janë të vlefshme në çdo kategori mjetesh apo të mirash materiale.

Çdo kontratë e së ardhmes kërkon një minimum shume parash në llogari dhe vlera e llogarisë tuaj do të luhatet sipas vlerës së kontratës. Nëse vlera e tregut të mjetit të blerë bie, juve do t’ju nevojitet të zevendësoni këtë zhvlerësim me para në llogarinë tuaj në “Smart Invest” me qëllim që të mbani hapur pozicionin tuaj ose ndryshe llogaria juaj do të mbyllet automatikisht si rrjedhojë e humbjes së shkaktuar nga rënia e çmimit të mjetit të blerë. Për shkak të levës së lartë financiare, lëvizje të vogla në çmim nënkuptojnë një kthim apo një humbje të konsiderueshme të investimit tuaj, dhe një llogari e kontratës së të ardhmes mund të dyfishohet brenda pak minutash mund të mbyllet automatikisht duke humbur shumën e parave të vënë në dispozicion për këtë lloj investimi.

Të tregtosh kontratat e së ardhmes përmban një nivel të lartë risku, dhe mund të mos jetë e përshtatshme për çdokënd.

Përpara se të vendosni të tregtoni kontratat e së ardhmes, duke marrë në konsideratë njohuritë dhe eksperiencat tuaja personale, ju duhet të analizoni me kujdes objektivat e investimit dhe nivelin e rrezikshmërisë që merrni përsipër.

KUJDES: Ju duhet të suportoni humbjen e një pjesë apo të gjithë investimit fillestar, që do të thotë ju nuk duhet të investoni para që ju shkaktojnë dëme të pakthyeshme financiare.

Për më tepër detaje ju lutem të vizitoni platformën “Smart Invest”.

 

Transaksionet me levë finaciare në tregun e këmbimeve valutore (FOREX), tregun e aksioneve apo atë të mallrave kryhen nëpërmjet një llogarie “marzhi” e cila funksionon duke blerë në marzhe, dmth, ju mund të blini një aset duke investuar një shumë parash disa herë më shumë se paratë që ju keni në llogarinë tuaj. Kjo do të thoë se blerja në marzhe është marrja hua e parave nëpërmjet llogarisë në “Smart Invest” me qëlim që të blihen më tepër asete (këmbime valutore, tituj, mallra) se sa ju lejojnë paratë tuaja. Ju mund ta konsideroni si nje kredi të marrë nëpërmjet llogarisë suaj. Tregtimi me marzh ju lejon juve të blini më tepër asete se sa do të kishit te mundur të blinit normalisht.

Ju mund ta mbani pozicionin tuaj të blerjes së asetit “long”, gjithashtu edhe kredinë tuaj për aq kohe sa ju dëshironi duke respektuar detyrimet tuaja. Nëse ju e shisni asetin e blerë (këmbime valutore, tituj, të mira materiale, mallra) në një llogari marzhi, shuma e procesuar shkon si fillim për pagesën e kredisë që rrjedh nga përdorimi i llogarisë së marzhit derisa ajo të jetë paguar plotësisht. Gjithashtu, kjo llogari marzhi ka edhe një element tjetër, që quhet “mirëmbajta e marzhit”, i cili është minimumi i detyrueshëm i gjendjes së llogarisë të cilën ju duhet ta respektoni kundrejt pozicionit “blerje” që keni marrë, përpara së të detyroheni të depozitoni më teper fonde kur aseti i blerë zhvlerësohet ose të mbyllni pozicioin tuaj duke paguar edhe kredinë e marrë për këtë pozicion. Kjo situate quhet “këkesë për shtim të marzhit” (margin call).

Nuk mund të marrësh hua “para” pa kosto. Asetet e blera në llogari me marzh janë kolateral për bankën. Ju gjithashtu duhet të paguani edhe interesat mbi llogarinë tuaj. Interesat aplikohen në llogarinë tuaj pavarsisht nëse keni vendosur apo jo të kryeni pagesa. Me kalimin e kohës niveli i borxhit rritet duke qenë se interesat e llogaritur akumulohen. Duke qenë se rritet borxhi edhe norma e interesit që llogaritet rritet. Për këtë arsye blerja me marzh përdoret zakonisht për investime afatshkutra. Sa më gjate ju mbani një investim, kthimi i pritur duhet të jetë më i lartë për të mbuluar të gjitha kostot e këtij investimi.  Në tregun e aksioneve, jo çdo aksion klasifikohet për tu blerë marzh. Në SH.B.A. autoriteti rregullues përcakton cilat aksione janë të tregtueshme me marzh.

Shembull të një Thirrje Marzhi

Një investitor blen 10,000 Euro të aksioneve të një kompanie duke përdorur 5,000 Euro të fondeve personale si edhe duke marrë hua nëpërmjet llogarisë në “Smart Invest” 5’000 Eurot e tjera. Të supozojmë se llogaria “Smart Invest” kerkon një mirëmbajte marzhi prej 25%. Në momentin e blerjes, raporti i marzhit fillestar të investitorit është 50%.

Raporti i marzhit fillestar të investitorit = (Vlera e tregut e aksioneve – Fondet e marra hua) / Vlera e tregut e aksioneve)

Shembulli ynë:  50% = (10,000 Euro - 5,000 Euro) / (10,000 Euro)

Kjo përqindje është më e madhe se 25% mirëmbajte marzhi, por supozoni se në ditën e tretë të tregtimit, vlera e aksionëve të blera bie nga 10,000 Euro në 6,000 Euro. Si rezultat marzhi aktual i investitorit bie në 16.67% dhe vlera e llogarisë e investitorit bien në 1,000 Euro nga 5,000 Euro:

16.67% = (6,000 Euro – Euro 5,000) / (6,000 Euro)

Tani shuma e parave të investitorit bien në 1,000 Euro.

5,000 Euro (Investimi fillestar) – 4,000 Euro (zhvlerësim i çmimit të aksionit) = 1,000 Euro 

Një zhvlerësim i çmimit të aksionit sjellë që raporti i marzhit të investitorit të bjerë nën nivelin e mirëmbajtjes së marzhit (25%). Llogaria Smart Invest bënë “kerkesë për shtim të marzhit” (margin call) duke i kërkuar investitorit të depozitojë të paktën 500 Euro për të arritur marzhin e mirëmbajtjes.

Shuma e kërkuar për të arritur marzhin e mirëmbajtjes llogaritet si më poshtë:

Shumë për te arritur minimumin e mirëmbajtjes së marzhit = (Vlera e tregut të aksioneve x mirëmbajtja e marzhit)- Paratë e mbetura të investitorit).

500 Euro = (6,000 Euro x 25%) – 1,000 Euro

Investitorit i duhen të paktën 1,500 Euro në total për të qenë i pranueshëm për marzhin (vlera e tregut e aksioneve x marzhin e mirëmbajtjes)

 6,000 Euro x 25%

Ndërkohë ai ka vetëm 1,000 Euro si gjendje të investimit duke rezultuar me nje deficit prej 500 Euro. Nëse investitori nuk i depoziton paratë në kohën e duhur, llogaria në “Smart Invest” mund që automatikisht të shesi dhe të likujdojë aksione me qëlim që të plotesojë vlerën e nevojshme për të sjellë llogarinë brenda parametrave të rregullave të marzhit.

Bazuar në shembullin e mësipërm, tregtimi me levë financiare nëpërmjet marzhit mban një nivel të lartë risku dhe mund të mos jetë e përshtatshme për çdokënd.

Përpara se të vendosni të tregtoni kontratat e së ardhmes, duke marrë në konsideratë njohuritë dhe eksperiencat tuaja personale, ju duhet të analizoni me kujdes objektivat e investimit dhe nivelin e rrezikshmërise që merrni përsipër.

KUJDES: Ju duhet tësuportoni humbjen e një pjesë apo të gjithë investimit fillestar, që do të thotë ju nuk duhet të investoni para që ju shkaktojnë dëme të pakthyeshme financiare.

Për më tepër detaje ju lutem të vizitoni platformën “Smart Invest”.

 

Një fond është një grup parash që alokohet për një qëllim të caktuar.

Fondet e Investimeve janë produkte investimi të krijuara me qëllimin për të mbledhur kapitalin e investitorëve dhe për ta investuar atë kapital kolektivisht përmes një portofoli instrumentesh financiare si: aksione, obligacione dhe letra të tjera me vlerë.

Një Fond Investimi është një grumbullim kapitali që i përket investitoreve të shumtë që përdoret për të blerë kolektivisht instrumente financiare, ndërkohë që secili investitor ruan pronësinë dhe kontrollin e aksioneve të tij. Nje Fond Investimi ofron një përzgjedhje me të gjërë mundësish investimi, ekspertize më të madhe menaxheriale dhe tarifa më të uleta investimi sesa investitorët mund të jenë në gjendje të përfitojnë vetë.

Me përdorimin e Fondeve të Investimeve, investitorët individuale nuk marrin vendime se si duhet të investohen aktivet e një fondi. Ata thjesht zgjedhin një fond bazuar në qëllimet e tyre, rrezikun, komisionet dhe faktorë të tjerë. Një menaxher fondi mbikëqyr fondin dhe vendos se cilat instrumente financiare duhet të mbajë, si dhe në çfarë sasie dhe kur duhet të blihen ose shiten instrumentet financiare.

Dallimi kryesor midis një Fondi Investimi dhe Fondi të Tregtuar ne Burse (ETF) është menyra se si tregtohen dhe menaxhohen. ETF-të mund te tregtohen si aksione, ndërsa fondet e përbashkëta të investimit mund të blihen vetëm në fund te çdo dite tregtimi bazuar në një çmim të përllogaritur. ETF-të, nga ana tjetër, zakonisht menaxhohen në menyre pasive dhe bazohen thjesht në një indeks të caktuar tregu.

Ju mund të investoni në shumë fonde të ndryshme investimi nëpërmjet platformës “Smart Invest” si: Aberdeen, BlackRock, JpMorgan, Pimco, etj.

 

Nje Fond i Tregtuar në Burse (ETF) është një lloj instrumenti financiar që ndjek një indeks, sektor, mall ose aktiv tjetër, por që mund të blihet ose shitet në bursë në të njëjtën mënyrë si një aksion i zakonshëm. Një ETF mund të strukturohet për të ndjekur çdo gjë, nga çmimi i një malli deri te një koleksion i larmishëm letrash me vlerë. ETF-të mund të strukturohen për të ndjekur strategji specifike investimi.

  • Një ETF është një shporte instrumentesh financiare që tregtohen në bursë ashtu si një aksion i zakonshëm.
  • Çmimet e aksioneve të ETF-ve kanë volatilitet përgjate gjithë ditës në varësi të kërkesës dhe ofertës.
  • ETF-të mund të përmbajnë të gjitha llojet e investimeve, duke përfshirë aksionet, mallrat dhe obligacionet.
  • ETF-te ofrojne raporte te uleta shpenzimesh dhe me pak komisione sesa blerja e aksioneve te vecanta.

Dallimi kryesor midis nje Fondi Investimi dhe Fondi te Tregtuar në Bursë (ETF) është mënyra se si tregtohen dhe menaxhohen. ETF-të mund të tregtohen si aksione, ndersa fondet e përbashkëta të investimit mund të blihen vetëm në fund te çdo dite tregtimi bazuar në një çmim të përllogaritur. ETF-të, nga ana tjetër, zakonisht menaxhohen në mënyre pasive dhe bazohen thjesht në një indeks të caktuar tregu.

Ju mund të blini shumë ETF të ndryshme nëpërmjet platformës “Smart Invest” si: Aberdeen, Ishares, Vanguard, etj.

 

PARALAJMËRIM!!!

CFD-të janë instrumente komplekse financiare dhe mbartin një rrezik të lartë të humbjes së parave me shpejtësi për shkak të levës financiare(leverage). 66% e llogarive të investitorëve tanë humbin para kur tregtojnë ne CFD. Ju duhet të jeni të sigurt nëse i kuptoni se si funksionojnë CFD-të, FOREX ose ndonjë nga produktet tona të tjera dhe nëse mund të përballoni rrezikun e lartë të humbjes së parave tuaja.