Kredia e gjelbër

Pse duhet që të investoj në efiçencën e energjisë?

 

Rritja e pritshme e çmimeve të energjisë elektrike.
Konsumi i lartë i energjisë në familje dhe barra mbi buxhetin familjar.
Teknologjitë e reja sigurojnë kushte më të mira jetese.
Detyrimi për mbrojtjen e mjedisit.
Përfitimet kryesore nga investimi në efiçencën e energjisë
Ulja dhe mbajtja nën kontroll e shpenzimeve mujore të energjisë elektrike.
Kushte më të mira të jetesës (më shumë komoditet)
Rritja e vlerës dhe standardit të pronës
Mbrojtja e mjedisit

 

Çfarë mund të financohet me Kredinë e Gjelbër?

  • Ndërrimi i sistemeve të furnizimit të ngrohjes (zëvendësim i sistemit të ajrit të kondicionuar)
  • Zëvendësimi i llambave inkandeshente me CFL
  • Zëvendësimi i llambave fluoreshente të vjetra me llamba moderne T5 me
  • çakëll elektronike
  •  Sisteme termike diellore për ujë të ngrohtë sanitar
  •  Ndërrimi i sistemit të ngrohjes konvencionale me pompë ngrohje
  •  Instalimi i rrjetit të sistemit fotovoltaik
  •  Izolimi i mureve të jashtme dhe çatisë
  •  Zëvendësimi i dritareve
  •  Zëvendësimi i dyerve të jashtme
  •  Ndërrimi i pompave të parregullta për sistemin e ngrohjes qendrore me
  • pompa elektronike të reja të rregulluara
  •  Instalimi i radiatorëve të tjerë në kombinim me instalimin e valvulave
  • Termostatike
  •  Shërbimet energjetike dhe bizneset e furnizimit
  •  Pajisje elektroshtepiake me etiketën e EU

Kushtet e Kredisë së Gjelbër me kolateral janë:

Afatet dhe Kushtet e kredisë  
 

Monedha

Lekë, EURO

 

Shuma maksimale e kredisë

6,000,000 Lekë/50,000 EUR

Afati i kredisë

Deri në 15 vjet

Norma e interesit në Lekë

Fillon nga 3.5%

Norma e interesit në Euro

Euribor 1 vjeçar +4% (Jo më pak se 4%)

Komisioni i disbursimit

1%

Komision aplikimi

nuk aplikohet

Garancia e kërkuar

Pasuri e patundshme

 

Këshilla të thjeshta për kursimin e energjisë për familjet

Pa kosto:

Duke e ulur ngrohjen tuaj me vetëm 1 °C, mund të ulni koston e ngrohjes me 10%.

Ju mund të kurseni rreth 500-600 lekë çdo muaj, duke siguruar që pajisjet tuaja të fiken dhe të mos lihen ndezur.

Mos harroni të hapni perdet dhe grilat gjatë ditës për të pasur një dritë natyrore e ngrohje nga dielli në dimër.

Një dush i shkurtër mund të harxhojë më pak se një e treta e ujit të përdorur për t’u larë në vaskë, kështu do të kurseni rreth 500-700 lekë në muaj energji.

Me kosto të ulët:

Termoizolimi i banesës ndihmon në reduktimin e energjisë që ju duhet për të ngrohur banesën tuaj dhe mund të kursehet deri në 50-80% në vit në faturat e ngrohje-ftohjes.

Zëvendësimi i bolierit të vjetër joefikas me një model të ri më efikas, mund të ulë faturën tuaj të ngrohjes deri ne 25%.

Instalimi i panelit diellor do t'ju japë ujë të nxehtë falas dhe do të paguajë veten për disa vjet.

Zëvendësoni të gjitha llambat joefikase në shtëpinë tuaj me llamba fluoreshente kompakte dhe kurseni deri në 10-15% të faturës mujore të energjisë.

Përmirësoni pajisjet e tilla si frigorifer, makinë larëse ose tharëse, pjatalarëse me një etiketë energjie (të tillë si ajo e BE apo ENERGY STAR).

Për informacione të mëtejshme klikoni më poshtë në Fletën e standardizuar të informacionit parakontraktor

Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredinë e Gjelbër
Ju lutem shkarkoni Fletën e standardizuar të informacionit parakontraktor