Kredia Shtëpia e Lumtur

Informacion i përgjithshëm

Bankat e nivelit te dyte perdorin si norme baze te llogaritjes se interesit te kredive pergjithesisht  normen e Bonos se Thesarit 1 vjecare ose TRIBOR-in. 

“Bono e Thesarit” – është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Bonot e Thesarit emetohen në monedhë  kombëtare  (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore.

 “TRIBOR” (Tirana interbank offer rate) – është norma fikse e interesit e llogaritur bazuar në kuotimet e bankave referencë për të vendosur depozita në tregun ndërbankar të parasë.

Shembull:

Norma e Bonos se Thesarit 1vjecar ne dt. 31.03.2017 eshte 2.15%

Norma e TRIBOR-it 1vjecar ne dt. 31.03.2017 eshte  3.25% 

Kushtet e Kredisë Shtëpia e Lumtur    

Normat e interesit per Kredi per Blerje/Ndertim Shtepie ne monedhen Leke

Kliente Preferenciale:

3.5% për 24 muajt e pare, më pas Bono Thesari + 1.4%

(jo me pak se 3.6% pas 24 muajve te para e ndryshueshme çdo 12 muaj)

 

Kliente Pagamarres ne BKT:

3.5% për 24 muajt e pare, më pas Bono Thesari + 1.6%

(jo me pak se 3.8% pas 24 muajve te para e ndryshueshme çdo 12 muaj)

 

Kliente Pagamarres ne cdo banke:

3.5% për 24 muajt e pare, më pas Bono Thesari + 1.9%

(jo me pak se 4% pas 24 muajve te para e ndryshueshme çdo 12 muaj)

 

Kliente individuale standart: 

3.5% për 24 muajt e pare, më pas Bono Thesari + 2.5%

(jo me pak se 4.5% pas 24 muajve te para e ndryshueshme çdo 12 muaj)

Afati i kredise

Deri ne 25 vjet ose 300 muaj

Shuma maksimale e kredise

Deri ne 50,000,000 Leke

Marzhi i mbulimit

Si kolateral mund të ofrohet pasuria që do të blihet ose ndonjë pasuri tjetër e paluajtshme që mund të
pranohet si kolateral. Në rastet kur kolaterali është i njejtë me  pasurinë që do të blihet, vlera e likuidimit
të menjëhershëm duhet të jetë minimalisht sa 110% e vlerës së kredisë dhe vlera e tregut duhet të jetë
minimalisht sa 130% e vlerës së kredisë.
Në rastet e tjera, vlera e likuidimit të menjëhershëm duhet të jetë minimalisht sa 120% e vlerës së kredisë
ose vlera e tregut duhet të jetë minimalisht sa 150% e vlerës së kredisë

 

 

*Klientet mund te zgjedhin ose jo sigurimin e jetes ose te pranojne norme me te larte interesi. Ne rast se klienti zgjedh te mos beje sigurimin e jetes, opsionet jane:

Neqoftese klienti eshte deri ne 45 vjec, norma e interesit do te jete 0.5 % me e larte

Neqoftese klienti eshte mbi 45 vjec, norma e interesit do te jete 1 % me e larte

** Nese klienti zgjedh afat maturimi 25 vjet, mund te perfitoje norme interesi 0% per 4 vitet e fundit

Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për kredi shtëpia e lumtur

Ju lutem shkarkoni fleten e standardizuar të informacionit parakontraktor