Veçoritë dhe përfitimet

Veçoritë dhe përfitimet

Mund të merrni shërbimin nga ATM-të e BKT-së kudo në Shqipëri 24 orë në 7 ditë të javës.

Mund të kontrolloni balancën dhe të tërhiqni nga çdo llogari e lidhur paraprakisht me Kartën tuaj të Debitit.

Mund të tërhiqni EUR ose LEK nga çdo ATM e BKT-së në Shqipëri pavarsisht monedhës së llogarisë nga e cila po kryeni transaksionin.

Mund të kryeni transaksione këmbimi nëpërmjet ATM-ve, pa u paraqitur në degë.

Mund të rimbushni celularin tuaj nga ATM-të e BKT-së kudo në Shqipëri 24 orë në 7 ditë të javës.

Mund të tërhiqni nga Karta juaj e Kreditit deri në limitin e parapërcaktuar për tërheqje Cash.

Mund të kryeni pagësë Karte Krediti

Mund të aplikoni për Kartë Krediti.

Mund të ndryshoni PIN-in e kartës tuaj.

Ju mund të depozitoni monedhat LEK dhe EUR (deri në 1,000,000  ALL/ 2.000€), SuperBankomat do të numërojë paratë tuaja dhe do ti kalojë ato menjëherë në llogarinë tuaj.

Pas depozitimit të parave, ju mund të kryeni veprime të ndryshme nëpërmjet  SuperBankomat-it (si. Pagesë karte, rimbushje të celularit, këmbime valutore, etj.) ose mund të përdorni BKT Smart për shumë shërbime të tjera bankare.

Ju mund të përdorni BKT ATM për gjatë të gjithë 24 orëshit. Nuk ka limit në oraret e transaksioneve financiare. Sqarim: transaksionet e kryera pas orës 20:00 mund të reflektohen si veprime të ditës pasardhëse të punës nëse ka filluar procesi ditor i mbylljes së veprimeve, i cili mund të fillojë në orën 20:00 dhe zgjat deri në mesnatë.

Transaksionet ju mund t’i kontrolloni nëpërmjet menu-së Mini-Statement në ATM ose nga BKT Smart tek menu “Veprimet e Llogarisë” ose tek Dega Internet nga menu “Veprimet e Llogarisë” ose të gjeneroni pasqyrën e llogarisë tek “Pasqyra e llogarisë”.