Page 7 - Raport Vjetor 2022
P. 7

2021
                                                                                                        2022



















         Grupi Çalık Holding ka një performancë të fortë rritjeje që prej themelimit në vitin 1981. Grupi

         ka rreth 16,000 punonjës në 37 vende dhe operon kryesisht në 6 sektorë, atë të energjisë,
         ndërtimit, financës, minierave, tekstileve dhe atë dixhitale.

         Çalık Holding gjeneron pjesën më të madhe të të ardhurave në projekte dhe investime

         ndërkombëtare dhe si pjesë e operacioneve të tij globale, grupi ka partneritete kapitali me
         kompani  të  mëdha  dhe  të  mirënjohura  publike,  si:  Mitsubishi  Corporation,  SECOM,  SSR

         Mining dhe Sand Storm si edhe partneritete afatgjata të qëndrueshme biznesi me General
         Electric, Honeywell, dhe Siemens. Grupi gjithashtu bashkëpunon ngushtë me institucione
         financiare të mëdha globale dhe agjenci kreditimi eksporti si JBIC, JICA, HERMES, dhe UKEF.

         Çalık Holding është kompania e parë Turke e ftuar për t’u bërë anëtare e Keindaren nga
         Federata Japoneze e Biznesit.

         Si firmëtare e United Nations Global Compact, Çalık Holding i jep përparësi diversitetit,

         qëndrueshmërisë dhe jetëgjatësisë në të gjithë sektorët dhe vendet që operon. Grupi vepron
         në përputhje me parimet e trajtimit të barabartë të të gjithë kulturave, besimeve, etnive dhe

         gjinive dhe aplikon një qasje miqësore me mjedisin.

         Grupi është i mirënjohur për integritetin, besueshmërinë dhe bashkëpunimet afatgjata me

         kompani ndërkombëtare, për shkak të operimit në rajone të ndryshme të Botës. Grupi zhvillon
         modele novatore biznesi dhe ecën përpara në të gjitha linjat e tij të biznesit, me një rritje
         të qëndrueshme. Me vlerën që i jep burimeve njerëzore dhe me përqasjen e menaxhimit

         të  orientuar  ndaj  klientit,  Çalık  Holding  i  përmbahet  objektivave  të  tij të qëndrueshmërisë
         ekonomike, mjedisore dhe sociale në të gjitha investimet, projektet dhe bizneset e tij.

         Duke vepruar në përputhje me parimet e krijimit të vlerave afatgjata në çdo vend ku operon

         Çalık Holding realizon projekte pionere për shoqërinë dhe botën e biznesit nëpërmjet proceseve
         korporative, shërbimeve dhe produkteve të zhvilluara me qasjet e qëndrueshmërisë që ka

         përqafuar.
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12