Page 14 - Raport Vjetor 2022
P. 14

MESAZHI I KRYETARIT





           Viti 2022 ishte viti i rimëkëmbjes së plotë nga ndikimi i COVID-19 dhe na gjeti me një ndjenjë
           optimizmi dhe shprese për atë çfarë e ardhmja mund të sjellë për Shqipërinë dhe mbarë botën.
           Megjithatë në vetëm pak muaj ne u përballëm me ngjarje që prekin gjithë botën; pushtimi i Ukrainës,
           terrorizmi kibernetik shtetëror, nivele historike të inflacionit, ndërprerje të vazhdueshme të zinxhirit
           të furnizimit, kriza energjitike dhe recesioni në rritje në Europë dhe më gjerë.

           Asnjëherë nuk ka qenë kaq e dukshme dhe thelbësore rëndësia e të punuarit së bashku –
           bizneset, politikëbërësit dhe shoqëria në përgjithësi, ndërkohë që përpiqemi të mundësojmë
           qëndrueshmërinë dhe sigurinë që na duhet në botën tonë të trazuar.
           Qëllimi ynë në BKT është të krijojmë besim dhe të ndihmojmë në zgjidhjen e problematikave të
           rëndësishme për të gjitha palët e interesit dhe me këtë në mendje ne përpiqemi të bëjmë një
           ndryshim të dobishëm për klientët tanë, për njerëzit tanë dhe për komunitetin tonë.

           Pavarësisht trazirave në botë gjatë muajve të fundit, BKT ka dëshmuar një rritje të jashtëzakonshme
           në të gjitha portofolet, duke shënuar fitime të larta përgjatë vitit 2022. Kjo rritje së bashku me
           treguesit e tjerë financiarë reflekton një performancë solide dhe konfirmon edhe një herë pozicionin
           e fortë të BKT dhe angazhimin e bankës për të vijuar të jetë lider në tregun financiar.

           Viti fiskal 2022 ishte një moment historik i rëndësishëm në rrugëtimin e BKT. Ndërkohë që ne
           përmbushëm premtimet tona ndaj palëve të interesit, edhe pse viti ishte sfidues, ekipi ynë tregoi
           një përkushtim shembullor në ofrimin e shërbimeve thelbësore, në përshtatjen me normalitetin e ri,
           në rritjen e standardit për sa i përket novacionit dhe qëndrimin e palëkundur drejt objektivave tona.

           Banka jonë tani është më fitimprurëse, më efikase, më e fortë se më parë dhe jo pa qëllim jemi në
           këtë pozicion të fortë, pra jo për të mbijetuar në konkurrencën globale por për të qenë të përgatitur
           për tu përgjigjur ndaj çdo sfide.

           Përpjekjet e ekipit tonë janë vënë re për të disatën herë nga shumë institucione në botë, të cilët i
           kanë akorduar BKT çmimet vjetore më prestigjioze, siç kanë qenë ato të revistës Global Finance
           dhe Finance Central Europe si ‘’ Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2022’’.  Përpjekjet e
           përbashkëta të punonjësve dhe partnerëve tanë e kanë vendosur bankën tonë në një rrugëtim
           të veçantë, për të qenë një bankë e hapur, me në qendër klientin dhe gati për të ardhmen për t’u
           ofruar klientëve ‘’një botë me mundësi të reja dhe të përmirësuara’’.

           Ne u jemi thellësisht falenderues anëtarëve të përkushtuar të ekipit tonë, aksionerëve dhe klientëve
           tanë për besimin e tyre. Ndërsa shikojmë drejt vitit që kemi përpara, pozicioni ynë si një bankë
           komunitare vijon të jetë i fortë. Ne do të vazhdojmë të respektojmë parimet që na kanë udhëhequr
           më së miri që prej vitit 1925. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme!

           Dëshiroj të falenderoj të gjithë palët e interesit për besimin e tyre të vazhdueshëm dhe dëshirën
           për të bashkëpunuar me BKT në rrugëtimin afatgjatë të rritjes. Ndërsa shohim para drejt vitit 2023,
           konstatojmë me krenari që rritja është e jashtëzakonshme përgjatë gjithë segmenteve të bankës.
           Pritshmëritë dhe qëllimet tona janë gjithmonë edhe më të mëdha dhe ne mbetemi besimplotë dhe
           optimistë që do të vijojmë të prodhojmë rezultate të qëndrueshme në rritje në të gjithë parametrat
           e biznesit dhe financiar.
           Përshëndetje të përzemërta,




                                                      MEHMET USTA

                                                      KRYETAR BORDI
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19