Page 16 - Raport Vjetor 2022
P. 16
Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm
Të nderuar Partnerë,
Ashtu siç e kam përmendur edhe në mesazhin tim në raportit vjetor 2021,
ne parashikuam paqëndrueshmëri të lartë në investimet në obligacione/letra
me vlerë, të cilën synuam ta minimizonim. Rezultoi se viti 2022 ishte viti më i
paqëndrueshëm për obligacionet e regjistruara dhe portofolet e obligacioneve
globalisht humbën vlerë në nivele të paprecedentë. Megjithatë, ne ia dolëm
të kufizonim humbjet tona duke e mbrojtur dhe imunizuar siç duhet portofolin
tonë të letrave me vlerë ndaj lëvizjeve të pafavorshme të normave të interesit.
Kjo na ndihmoi të arrijmë një fitim neto prej 105 milionë USD (2021: 93 milionë
USD), niveli më i lartë i të gjitha kohërave, që përfaqëson rreth 40 përqind të
fitimit të sistemit bankar. Për rrjedhojë dhe në përputhje me politikën tonë të
qëndrueshme të dividendit, ne paguam një dividend prej 50 milionë USD (2021:
45 milionë USD) ndaj aksionarëve tanë.
Megjithëse tranzicioni nuk ka qenë pa dhimbje (gjithsesi mund të ishte edhe
më keq), kalimi drejt normalitetit nga absurditeti me interes zero për shumë vite,
është i mirëpritur për bankat e menaxhuara me maturi. I ashtuquajturi “franchise/
ekskluzivitet i depozitave” është i fortë në Shqipëri, veçanërisht për BKT-në si
banka më e madhe dhe më e vjetër tregtare dhe një tregues i marzheve neto
më të mëdha të interesit. Spred-et më të larta gjithashtu ka të ngjarë ta gjejnë
rrugën e tyre në kredidhënie, veçanërisht në atë tregtare dhe individuale, ku ne
do të jemi më aktivë në vitin 2023.
Trazirat e fundit bankare rajonale në SHBA deri në momentin që po shkruajmë,
vërtetojnë se kërkesat shtesë për kapital dhe likuiditet të vendosura ndaj bankave
me rëndësi sistemike i shërbejnë një qëllimi dhe kostot e lidhura ndaj këtyre
bankave nuk shkojnë dëm. Bankat me rëndësi sistemike janë më të sigurta
që nga projektimi, pasi atyre u kërkohet të shpenzojnë më shumë (si në terma
absolutë ashtu edhe në ato proporcionalë) për sigurinë. Si banka më e madhe
në Shqipëri, jemi të lumtur dhe krenarë që jemi lideri i këtij grupi.
Një kombinim unik i stafit cilësor dhe i një bilanci të fortë, të mirëkapitalizuar dhe
likuid janë ato që na japin besim për të arritur objektivat sfiduese të vitit 2023.
SEYHAN PENCABLIGİL
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
DHE ANËTAR BORDI