Page 55 - Raport Vjetor 2022
P. 55
është një aktivitet botëror që
ka si objektiv ndërgjegjësimin e
brezave të rinj për menaxhimin
e mirë të financave të tyre për
një të ardhme të sigurt. Në
datat 21-27 mars 2022 Banka e
Shqipërisë në bashkëpunim me
Shoqatën Shqiptare të Bankave
dhe mbështetjen e Ministrisë
së Arsimit dhe Sporteve, shpalli
Javën e Parasë 2022 nën moton
‘’ Bëhu i zgjuar me paratë, ndërto
të ardhmen tënde!’’. Banka
mbështeti konkursin e esesë më të
mirë me temë ‘Banka Dixhitale dhe
ndikimi i saj në rritjen e përfshirjes
financiare’’ ku 5 studentët fitues
përfituan dhuratë një tablet dhe një
praktikë pune 3-mujore pranë BKT.
Banka organizoi gjithashtu
aktivitete me nxënës të shkollës
WAT (World Academy of Tirana)
duke i angazhuar ata në projekte që
i përfshinin ata financiarisht, duke u
mësuar si të kujdesen për paratë,
si të kursejnë nëpërmjet biznesit
dhe si të krijojnë themele të forta
për të ardhmen dhe mirëqënien e
tyre.
Edukimi Financiar – Banka
Kombëtare Tregtare në
bashkëpunim me DSIK Shqipëri
dhe Shoqatën Shqiptare të
Bankave, ka mbështetur nisma të
lidhura me edukimin financiar të
brezit të ri, duke organizuar trajnime
novatore në shkolla të ndryshme
në Tiranë. Disa nga temat më të
spikatura kanë qenë manaxhimi i
parave dhe puna si një mjet i fitimit
të parave.
Konkursi Novatorët e Rinj – BKT mbështeti Universitetin e Tiranës në lëndën e Novacionit duke
organizuar konkursin ‘’Novatorët e rinj’’. Në konkurs morën pjesë 250 studentë të vitit të tretë të
Administrim-Biznesi dhe Ekonomi Informatike, Dekani i Fakultetit dhe Pedagogë të departamenteve
të Administrimit dhe Financës, përfaqësues nga bizneset, Bashkia Tiranë dhe institucione të tjera.