Page 61 - Raport Vjetor 2022
P. 61

i     Banka Kombëtare Tregtare     Raport Vjetor 2022





          RAPORTI I AUDITUESIT TË PAVARUR





          Për Aksionerët dhe Bordin Drejtues të Bankës Kombëtare Tregtare sh.a

          Opinion me rezervë
          Ne kemi audituar pasqyrat financiare të konsoliduara te Bankës Kombëtare Tregtare sh.a (më tej referuar si “Banka” ose “Grupi”), të
          cilat përfshijnë pasqyrën e konsoliduar të pozicionit financiar me datën 31 dhjetor 2022, pasqyrën e konsoliduar të fitimit ose humbjes
          dhe të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse, pasqyrën e konsoliduar te ndryshimeve në kapital dhe pasqyrën e konsoliduar të rrjedhës së
          parasë për vitin që mbyllet me këtë datë, si edhe shënimet për pasqyrat e konsoliduara financiare, përfshirë një përmbledhje të politikave
          kontabël më të rëndësishme.
          Sipas opinionit tonë, përveç efekteve të çështjeve të përshkruara në seksion e raportit tonë ‘Baza për Opinionin me Rezervë’, pasqyrat
          financiare te konsoliduara bashkëlidhur paraqesin drejt, në të gjitha aspektet materiale, pozicionin financiar të konsoliduar te Bankës me
          datën 31 dhjetor 2022, dhe performancën e konsoliduar financiare dhe flukset e konsoliduara te parasë për vitin që mbyllet në këtë datë,
          në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF).

          Baza për Opinionin me Rezervë
          Banka ka trajtuar kapitalin e vet të emetuar në dollarë amerikanë (USD) si një zë monetar në pasqyrat financiare të konsoliduara dhe ka
          njohur diferencat nga rivlerësimi për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2022 në fitimet neto në pasqyrën e konsoliduar të fitimit ose humbjes
          dhe të ardhurave të tjera gjithpërfshirëse. Ky trajtim nuk është në përputhje me Standardin Ndërkombëtar të Kontabilitetit (SNK) 21
          “Efektet e ndryshimeve nga kursi i këmbimit”, i cili kërkon që kapitali aksionar të trajtohet si një element jo monetar dhe të mbahet me
          kursin e këmbimit të datës së transaksionit. Nëse Banka do të kishte trajtuar kapitalin e vet në përputhje me kërkesat e SNK 21, kapitali
          aksionar më 31 dhjetor 2022 do të rritej me vlerën prej 15,142,620 USD, fitimet e pashpërndara do të uleshin me vlerën prej 16,496,243
          USD dhe fitimi neto do të rritej me vlerën prej 1,353,623 USD më 31 dhjetor 2022. Megjithatë, kjo nuk do të kishte ndikim në vlerën totale
          të kapitalit aksionar të Bankës.

          Ne e kryem auditimin tonë në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA-të). Përgjegjësitë tona sipas këtyre standardeve
          janë përshkruar në mënyrë më të detajuar në seksionin e raportit ku jepen Përgjegjësitë e Audituesit për Auditimin e Pasqyrave Financiare
          të Konsoliduara. Ne jemi të pavarur nga Grupi në përputhje me Kodin e Etikës të Kontabilistëve Profesioniste të njohur nga Bordi
          Ndërkombëtar i Etikave Standarde për Kontabilistët (IESBA), kërkesat etike që janë të zbatueshme për auditimin e pasqyrave financiare
          në Shqipëri, si dhe kemi përmbushur përgjegjësitë e tjera etike në përputhje me kodin IESBA. Ne besojmë se evidenca e auditimit që
          kemi siguruar është e mjaftueshme dhe e përshtatshme për të dhënë një bazë për opinionin tonë.

          Përgjegjësitë e Drejtimit dhe të Personave të Ngarkuar me Qeverisjen në lidhje me Pasqyrat Financiare të Konsoliduara
          Drejtimi është përgjegjës për përgatitjen dhe paraqitjen e drejtë të pasqyrave financiare të konsoliduara në përputhje me SNRF-të, dhe
          për ato kontrolle të brendshme që drejtimi i gjykon të nevojshme për të bërë të mundur përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara
          që nuk përmbajnë anomali materiale, qoftë për shkak të mashtrimit apo gabimit.

          Në përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara, drejtimi është përgjegjës për të vlerësuar aftësinë e Grupit për të vazhduar në
          vijimësi, duke dhënë informacion, nëse është e zbatueshme, për çështjet që kanë të bëjnë me vijimësinë dhe duke përdorur parimin
          kontabël të vijimësisë përveç se në rastin kur drejtimi synon ta likujdojë Grupin ose të ndërpresë aktivitetet, ose nëse nuk ka alternativë
          tjetër reale përveç sa më sipër.

          Ata që janë të ngarkuar me qeverisjen janë përgjegjës për mbikëqyrjen e procesit të raportimit financiar të Grupit.
          Përgjegjësitë e Audituesit për Auditimin e Pasqyrave Financiare të Konsoliduara
          Objektivat tona janë që të arrijmë një siguri të arsyeshme lidhur me faktin nëse pasqyrave financiare të konsoliduara në tërësi nuk
          kanë anomali materiale, për shkak të mashtrimit apo gabimit, dhe të lëshojmë një raport auditimi që përfshin opinionin tonë. Siguria e
          arsyeshme është një siguri e nivelit të lartë, por nuk është një garanci që një auditim i kryer sipas SNA-ve do të identifikojë gjithmonë
          një anomali materiale kur ajo ekziston. Anomalitë mund të vijnë si rezultat i gabimit ose i mashtrimit dhe konsiderohen materiale nëse,
          indiviualisht ose të marra së bashku, pritet që në mënyrë të arësyeshme të influencojnë vendimet ekonomike të përdoruesve, të marra
          bazuar në këto pasqyrave financiare të konsoliduara.
          Si pjesë e një auditimi në përputhje me SNA-të, ne ushtrojme gjykim dhe skepticizëm profesional gjatë procesit të auditimit. Ne gjithashtu:

          •  identifikojmë dhe vlerësojmë rreziqet e anomalive materiale në pasqyrat financiare të konsoliduara, për shkak të gabimeve ose
           mashtrimeve, projektojmë dhe zbatojmë proçedura auditimi të cilat u përgjigjen këtyre rreziqeve, si edhe marrim evidenca auditimi
           të plota dhe të mjaftueshme për të krijuar bazat e opinionit tonë. Rreziku i moszbulimit të një gabimi material që vjen si rezultat i
           një mashtrimi, është më i lartë se ai që vjen nga një gabim, pasi mashtrimi mund të përfshijë marrëveshje të fshehta, falsifikime,
           mosveprime të qëllimshme, keqinterpretime, ose shkelje të kontrolleve të brendshme.
          •  marrim një kuptueshmëri të kontrollit të brendshëm në lidhje me auditimin, për të planifikuar procedura të përshtatshme në varësi të
           rrethanave, dhe jo për të shprehur një opinionin mbi efektshmërinë e kontrolleve të brendshme të Grupit.
          •  vlerësojmë konformitetin e politikave kontabël të përdorura dhe arsyeshmërinë e vlerësimeve kontabël dhe informacioneve shpjeguese
           të bëra nga drejtimi.
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66