Page 62 - Raport Vjetor 2022
P. 62
Banka Kombëtare Tregtare Raport Vjetor 2022 ii
• konkludojmë mbi përdorimin e duhur te parimit kontabël të vijimësisë nga drejtimi si dhe, bazuar në evidencat e marra gjatë auditimit,
konkludojmë nëse ekziston një pasiguri materiale e lidhur me ngjarje ose kushte të cilat mund të sjellin dyshime në aftësinë e Grupit
për të vazhduar në vijimësi. Nëse konkludojme që ekziston një pasiguri materiale, ne duhet të tërheqim vëmendjen në raportin
tonë të auditimit për informacionet shpjeguese përkatëse në pasqyrat financiare ose, nëse keto informacione shpjeguese janë të
pamjaftueshme, të modifikojmë opinionin tonë. Përfundimet tona janë të bazuara në evidencat e auditimit të marra deri në ditën e
raportit tonë të audituesit. Megjithatë, ngjarjet ose kushtet e ardhshme mund të jenë shkak që Grupi të ndalojë së vazhduari në vijimësi.
• vlerësojmë prezantimin e përgjithshëm, strukturën dhe përmbajtjen e pasqyrave financiare të konsoliduara, përfshirë dhënien e
informacioneve shpjeguese, dhe nëse pasqyrat financiare të konsoliduara paraqesin transaksionet dhe ngjarjet bazë në mënyrë të
atillë që të arrijnë një prezantim të drejtë.
• marrim evidence të mjaftueshme të auditimit në lidhje me informacionin financiar të subjekteve ose aktiviteteve të biznesit brenda Grupit
për të shprehur një opinion mbi pasqyrat financiare të konsoliduara. Ne jemi përgjegjës për drejtimin, mbikëqyrjen dhe performancën
e auditimit të Grupit. Ne jemi përgjegjës vetëm për opinionin tonë të auditimit.
Ne komunikojmë me ata të cilët janë të ngarkuar me qeverisjen, midis çështjesh të tjera, për qëllimin dhe kohën e planifikuar të auditimit,
gjetjet e rëndësishme gjatë auditimit, përfshirë çdo mangësi të theksuar në kontrollin e brëndshëm të cilat ne i identifikojmë gjatë proçesit
të auditimit.
Grant Thornton sh.p.k.
Tiranë, Shqipëri
30 Mars 2023