Page 145 - BKT Annual Report 2023
P. 145
RAPORTI VJETOR 2023 76
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
(shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
35. ANGAZHIME DHE DETYRIME TË KUSHTËZUARA
Garancitë dhe letrat e kreditit
31 dhjetor 2023 31 dhjetor 2022
Garanci në favor të klientëve 93,129,123 89,325,877
Garanci të marra nga institucionet e kreditit 45,211,250 48,245,325
Letër kreditë e lëshuara për klientët 10,025,513 2,166,373
Garancitë dhe letër kreditë e dhëna në favor të klientëve janë kryesisht të kundër-garantuara nga institucione të tjera financiare ose
janë plotësisht të garantuara në para.
Aktualisht Banka operon si një agjente për Qeverinë në administrimin e disa huave të marra nga disa ndërmarrje shtetërore, duke
përdorur linja krediti të hapura nga donatorë ndërkombëtarë. Këta donatorë kanë marrë garanci individuale nga Qeveria e Shqipërisë
për mbulimin e rimbursimit të linjave të tyre të kreditit.
Të tjera
31 dhjetor 2023 31 dhjetor 2022
Angazhime për të dhënë kredi 290,078,945 164,784,323
Çeqe të bankave jo rezidente 326,566 315,525
Kontratat e kursit të këmbimit 128,493,054 224,560,300
Garanci për portofolin e kredive 4,654,093,419 3,861,262,871
Letra me vlerë si kolateral (shënimi 19) 145,749,308 343,225,900
Marrëveshjet për shkëmbim të normave të interesit 103,994,039 -
Çështje ligjore
Në procesin normal të aktivitetit Banka është përballur me çështje dhe konflikte gjyqësore; drejtuesit e Bankës janë të mendimit se nuk
do të ketë humbje materiale në lidhje me çështjet ligjore të hapura deri më 31 dhjetor 2023.
36. NGJARJET PAS DATËS SË BILANCIT
Në 13 shkurt 2024, kompania Anagold Mandecilik ndërpreu veprimtarinë e saj ne minierën e arit në rajonin Erzincan, Turqi, për shkak
të një rrëshqitje të papritur dheu. Licenca e minierës është pezulluar përkohësisht nga qeveria turke. Momentalisht, kompania e ka të
pamundur të vlerësojë apo parashikojë se kur dhe në cfarë kushtesh do mund të rifillojë veprimtarinë e saj. Banka ka një pjesëmarrje
prej 1.5% në shoqërinë Anagold Madencilik, në vlerën e investimit prej rreth 17 milionë USD. Anagold Madencilik është në proces
vlerësimi të kostove të mundshme të rimëkëmbjes dhe parashikon rregjistrimin e një detyrimi material ne këtë aspekt për vitin 2024.
Banka do të njohë humbjet financiare të pritshme nga kjo ngjarje gjatë vitit 2024.
Ky incident përfaqëson një ngjarje jo rregulluese pas datës së bilancit dhe nuk ndikon pasqyrat financiare për vitin e mbyllur më 31
dhjetor 2023.
Nuk ka ngjarje të tjera pas datës së bilancit që kërkojnë rregullime kontabël ose shënime shpjeguese shtesë te pasqyrat financiare të
konsoliduara.