Page 68 - BKT Annual Report 2023
P. 68

BANKA KOMBËTARE TREGTARE






                        Emin Duraku Str. Binjaket Build.
                        No.5, 1009, Tirana
                        Albania
                        Tel: +355 4 2222 889
                        www.mazars.al



                        RAPORTI I AUDITUESIT TË PAVARUR
                        Për Aksionerë dhe Bordin Drejtues të Bankës Kombëtare Tregtare sh.a.

                        Opinion i Kualifikuar
                        Ne kemi audituar pasqyrat financiare të konsoliduara të Bankës Kombëtare Tregtare sh.a (më tej referuar si “Banka”),
                        të cilat përfshijnë pasqyrën e konsoliduar të pozicionit financiar me datën 31 dhjetor 2023, pasqyrën e konsoliduar të fitimit
                        ose humbjes dhe të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse, pasqyrën e konsoliduar te ndryshimeve në kapital dhe pasqyrën e
                        konsoliduar të rrjedhës së parasë për vitin që mbyllet me këtë datë, si edhe shënimet për pasqyrat e konsoliduara financiare,
                        përfshirë një përmbledhje të politikave kontabël më të rëndësishme.
                        Sipas opinionit tonë, përveç efekteve të çështjeve të përshkruara në seksion e “Baza për Opinionin të Kualifikuar”, pasqyrat
                        financiare te konsoliduara bashkëlidhur paraqesin drejt, në të gjitha aspektet materiale, pozicionin financiar të konsoliduar
                        te Bankës me datën 31 dhjetor 2023, dhe performancën e konsoliduar financiare dhe flukset e konsoliduara te parasë për
                        vitin që mbyllet në këtë datë, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF).

                        Baza për Opinion të Kualifikuar
                        Banka ka trajtuar kapitalin e vet të emetuar në dollarë amerikanë (USD) si një zë monetar në pasqyrat financiare të
                        konsoliduara dhe ka njohur diferencat nga rivlerësimi për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023 në fitimet neto në pasqyrën e
                        konsoliduar të fitimit ose humbjes dhe të ardhurave të tjera gjithpërfshirëse. Ky trajtim nuk është në përputhje me Standardin
                        Ndërkombëtar të Kontabilitetit (SNK) 21 “Efektet e ndryshimeve nga kursi i këmbimit”, i cili kërkon që kapitali aksionar të
                        trajtohet si një element jo monetar dhe të mbahet me kursin e këmbimit të datës së transaksionit. Nëse Banka do të kishte
                        trajtuar kapitalin e vet në përputhje me kërkesat e SNK 21, kapitali aksionar më 31 dhjetor 2023 do të rritej me vlerën prej
                        56,257,369 USD, fitimet e pashpërndara do të uleshin me vlerën prej 17,169,712 USD dhe fitimi neto do të ulej me vlerën
                        prej 39,087,657 USD më 31 dhjetor 2023. Megjithatë, kjo nuk do të kishte ndikim në vlerën totale të kapitalit aksionar të
                        Bankës.
                        Çështje të tjera
                        Pasqyrat financiare të konsoliduara Bankës për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2022 janë audituar nga një auditor tjetër i cili
                        ka shprehur një mendim të modifikuar në lidhje me pasqyrat financiare më 30 Mars 2023.
                        Informacion tjetër
                        Menaxhmenti është përgjegjës për informacionet e tjera. Informacioni tjetër përfshin informacionin e përfshirë në Raportin
                        Vjetor të Bankës në përputhje me kërkesat e Ligjit nr. 9662, Artikuli 53, datuar më 18 dhjetor 2066 “Për Bankat në
                        Republikën e Shqipërisë, amenduar me artikullin nr. 18 të ligjit nr. 25/2018 “Për Kontabilitetint dhe pasqyrat financiare”.
                        Raporti Vjetor i Bankës pritet të na vihet në dispozicion pas datës së raportit tonë të auditimit.
                        Opinioni ynë mbi pasqyrat financiare të konsoliduara nuk mbulon informacionin tjetër dhe ne nuk do të shprehim asnjë formë
                        konkluzioni sigurie për to. Në lidhje me auditimin tonë të pasqyrave financiare të konsoliduara, përgjegjësia jonë është të
                        lexojmë informacionin tjetër të identifikuar më sipër kur ai të bëhet i disponueshëm dhe, duke e bërë këtë, të shqyrtojmë
                        nëse informacioni tjetër ka mospërputhje materiale me pasqyrat financiare të konsoliduara ose njohuritë tona të marra në
                        auditimit, ose përndryshe duket të ketë anomali materiale. Kur lexojmë Raportin Vjetor të Bankës, nëse konkludojmë se në
                        të ka një anomali materiale, ne duhet t’ua komunikojmë këtë çështje personave të ngarkuar me qeverisjen.
                        Përgjegjësitë e menaxhmentit dhe të Personave të Ngarkuar me Qeverisjen për pasqyrat financiare të
                        konsoliduara
                        Menaxhmenti është përgjegjës për përgatitjen dhe paraqitjen e drejtë të pasqyrave financiare të konsoliduara në përputhje
                        me SNRF, dhe për ato kontrolle të brendshme që menaxhmenti i gjykon të nevojshme për të bërë të mundur përgatitjen e
                        pasqyrave financiare që nuk përmbajnë anomali materiale, qoftë për shkak të mashtrimit apo gabimit.
                        Në përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara, menaxhmenti është përgjegjës për të vlerësuar aftësinë e Bankës për
                        të vazhduar në vijimësi, duke dhënë informacion, nëse është e zbatueshme, për çështjet që kanë të bëjnë  me vijimësinë
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73