Page 69 - BKT Annual Report 2023
P. 69

RAPORTI VJETOR 2023















               dhe duke përdorur parimin kontabël të vijimësisë përveç se në rastin kur menaxhmenti synon të likujdojë Bankën ose të
               ndërpresë aktivitetet, ose nëse nuk ka alternativeë tjetër reale përveç se më sipër.

               Palët e ngarkuara me qeverisjen janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e procesit të raportimit financiar të Bankës.

               Përgjegjësitë e Audituesit për Auditimin e Pasqyrave Financiare
               Objektivat tona janë që të arrijmë një siguri të arsyeshme lidhur me faktin nëse pasqyrat financiare të konsoliduara në tërësi
               nuk kanë anomali materiale, për shkak të mashtrimit apo gabimit, dhe të lëshojmë një raport auditimi që përfshin opinionin
               tonë. Siguria e arsyeshme është një siguri e nivelit të lartë, por nuk është një garanci që një auditim i kryer sipas SNA-ve do
               të identifikojë gjithmonë një anomali materiale kur ajo ekziston. Anomalitë mund të vijnë si rezultat i gabimit ose i mashtrimit
               dhe konsiderohen materiale nëse, individualisht ose të marra së bashku, pritet që në mënyrë të arsyeshme të influencojnë
               vendimet ekonomike të përdoruesve të marra bazuar në këto pasqyra financiare të konsoliduara.

               Si pjesë e auditimit në përputhje me SNA-të, ne ushtrojmë gjykimin dhe skepticizmin tonë profesional gjatë gjithë periudhës
               së auditimit. Gjithashtu ne:

               •   Identifikojmë dhe vlerësojmë rrezikun e anomalive materiale në pasqyrat financiare, si pasojë e mashtrimeve apo
                   gabimeve, planifikojmë dhe zbatojmë proçedurat përkatëse për zbutjen e këtyre rreziqeve, si edhe marrim evidencë
                   të mjaftueshme dhe të përshtatshme për të krijuar një bazë për opinionin tonë. Rreziku i moszbulimit të një anomalie si
                   pasojë e mashtrimit është më i lartë se rreziku i moszbulimit të një anomalie si pasojë e gabimit, për shkak se, mashtrimi
                   mund të përfshijë fshehje të informacionit, falsifikim të informacionit, përvetësime të qëllimshme, keqinterpretime, apo
                   shkelje të kontrollit të brendshëm.
               •   Marrim një kuptueshmëri të atyre kontrolleve të brendshme relevante për procesin e auditimit me qëllim hartimin e
                   proçedurave të auditimit në përputhje me rrethanat, por jo për të shprehur një opinion mbi efektivitetin e kontrolleve
                   të brendshme të Bankës.
               •   Vlerësojmë përshtatshmërinë e politikave kontabël të përdorura dhe arsyeshmërinë e çmuarjeve kontabël të kryera
                   si edhe paraqitjen në shënimet shpjeguese përkatëse të bëra nga menaxhmenti.
               •   Shprehemi në lidhje me përshtatshmërinë e parimit të vijëmësisë, bazuar në evidencat e marra gjatë auditimit, mbi
                   ekzistencën e një pasigurie materiale mbi aftësinë e Bankës për të vazhduar në vijëmësi aktivitetin e saj. Nëse një
                   pasiguri materiale ekziston, ne duhet të tërheqim vëmendjen në shënimin shpjegues përkatës, nëpërmjet raportit
                   tonë të auditimit, ose nëse shënimet shpjeguese nuk janë të përshtatshme ne duhet të modifikojmë opinionin tonë.
                   Përfundimet tona jepen mbi bazën e evidencës së auditimit të marrë deri më datën e raportit të auditimit.  Megjithatë,
                   ngjarjet ose kushtet në të ardhmen mund të shkaktojnë ndërprerje të aftësisë së Bankës në vijimësi.
               •   Marrim evidence të mjaftueshme të auditimit në lidhje me informacionin financiar të subjekteve ose aktiviteteve të
                   biznesit brenda Grupit për të shprehur një opinion mbi pasqyrat financiare të konsoliduara. Ne jemi përgjegjës për
                   drejtimin, mbikëqyrjen dhe performancën e auditimit të Grupit. Ne jemi përgjegjës vetëm për opinionin tonë të auditimit.

               Ne komunikojmë me personat të ngarkuar për qeverisjen e Banka Kombëtare Tregtare sh.a , përveçse çështjeve të tjera,
               edhe objektin dhe kohën e planifikuar të auditimit, gjetjet kryesore të auditimit, përfshirë çdo mangësi relevante në kontrollin
               e brendshëm të identifikuar gjatë auditimit tonë.
                                                                                       26 mars, 2024









                                                                                         Teit Gjini
                                                                                     Auditues Ligjor
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74