Page 7 - BKT Annual Report 2023
P. 7

RAPORTI VJETOR 2023      7
















                 RRETH





                 ÇALIK HOLDING











                 I themeluar nga Z. Ahmet Çalık në vitin 1981, Çalık Holding është prezent në
                 34 vende në gjithë botën me kompani që operojnë në fushën e energjitikës,

                 ndërtimit, tekstileve, minierave dhe financave.


                 I mirënjohur për integritet, besueshmëri dhe bashkëpunime afatgjata me kompani
                 ndërkombëtare për shkak të veprimtarisë së vazhdueshme në rajone të ndryshme

                 të botës, Çalık Holding zhvillon modele novatore biznesi dhe ecën përpara në
                 të gjitha linjat e tij të biznesit me një rritje të qëndrueshme. Me vlerën që i jep
                 burimeve njerëzore dhe me përqasjen e menaxhimit të orientuar ndaj punonjësve
                 të vet, Çalık Holding i përmbahet objektivave të qëndrueshmërisë ekonomike,

                 mjedisore dhe sociale në të gjithë investimet, projektet dhe biznesin e tij.


                 Si firmëtar i United Nations Global Compact, Çalık Holding i jep përparësi
                 diversitetit, qëndrueshmërisë dhe jetëgjatësisë në të gjithë sektorët dhe vendet

                 që operon. Grupi vepron në përputhje me parimet e trajtimit të barabartë të të
                 gjithë kulturave, besimeve, etnive dhe gjinive dhe aplikon një qasje miqësore
                 me mjedisin.
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12