Letër Kredia

Letër Kredia është instrument i Financës Tregtare i përdorur për të lehtësuar transaksionet ndërkombëtare për të zvogëluar rrezikun si për blerësin dhe për shitësin.

Pse të përdorim LC-në dhe kur?

Duke qenë një instrument pagese shumë fleksibël, LC-ja ofron mundësi të ndryshme për uljen e rrezikut dhe të shpërndarjes së tij mes partnerëve. LC-ja mundëson që palët të marrin rezultatin që i përshtatet nevojave të tyre.

LC-ja përdoret në rastet kur:

  • Blerësi dhe shitësi nuk e njohin njëri-tjetrin mjaftueshëm - pala tjetër është e panjohur,
  • Përvoja e bashkëpunimit mes tyre është afatshkurtër dhe besimi është i vogël;
  • Njëra palë ose të dyja palët janë të vendosura në një vend ekonomikisht apo politikisht të paqëndrueshëm
  • Kur është e kërkuar me legjislacion;
  • Mallrat përbëjnë një porosi të veçantë ose janë shumë specifikë;
  • Mallrat janë të ndjeshme ndaj lëvizjeve të çmimit;
  • Nëse blerësi apo ndërmjetësi nuk ka para të vetat, por ka një limit kredie të akorduar, mund të kryejë transaksionin vetëm duke përdorur këtë limit kredie;

Kushtet e Përgjithshme:

  • Klienti paguan komisionet për lëshimin e LC-së në përputhje me termat dhe kushtet e bankave.
  • LC-ja mund të lëshohet kundrejt fondeve të veta ose një limit kredie të akorduar nga Banka kundrejt një kolaterali kryesisht pasuri të patundshme ose garanci të tjera të pranueshme.

LC Importi:

LC-të e Importit administrohen për të gjitha rastet kur importohen mallra, paisje, produkte, shërbime, etj. Nëse jeni importues ky produkt është për ju!

Përmes LC-së kryhen pagesa të kushtëzuara të lëshuara nga ne si Banka juaj partnere, tek furnizuesi juaj në emrin tuaj. LC-ja siguron pagesa për furnizuesin tuaj me kusht që të përmbushen kushtet e Letër Kredisë – (paraqitjen e dokumenteve siç është rënë dakord në kushtet e LC-së, ne linje me specifikat e përcaktuara).

Kjo mënyrë pagese ju jep më shumë kontroll mbi dërgesën, një avantazh sidomos kur ju blini nga furnizues të rinj.

LC-të e Importit rrisin aftësitë tuaja tregtare duke favorizuar në negociimin e kushteve preferenciale, si një periudhë më e gjatë kreditimi ose çmime më të ulëta.

LC Eksporti:

LC-të e Eksportit gjejnë përdorim për të gjitha rastet kur eksportohen mallra, paisje, produkte, shërbime, etj. Nëse jeni eksportues, ky produkt është për ju!

LC-të e Eksportit janë pagesa të kushtëzuara të lëshuara nga Banka e Blerësit tuaj në emër të tyre me Përfitues shoqërinë tuaj.

LC-të e Eksportit ju japin siguri se do të merrni pagesa për mallrat që eksportoni, me kusht që të plotësoni kushtet dokumentare të përcaktuara në Letër Kredi. Transaksioni bëhet edhe më i sigurtë, nëse Banka jonë  konfirmon Letër Kredinë duke marrë përsipër angazhim për pagesë.

Përveç të qënit një mënyrë e sigurt dhe e shpejtë për të marrë pagesën, LC-të e eksportit ju mundësojnë të menaxhoni rrjedhën tuaj të parasë në mënyrë më efektive duke ju dhënë një datë të përcaktuar të pagesës, monedhës dhe shumës.